17 mijë shqiptarë i shtohen “armatës” së të papunëve, statistikat për Shqipërinë

Papunësia në Shqipëri u rrit me 0.1 pikë përqindjeje në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, teksa krijimi i vendeve të punës në ekonomi është ngadalësuar ndjeshëm.

Instituti i Statistikave raportoi se, në fund të 2018-s, shkalla zyrtare e papunësisë arriti në 12.3 për qind, nga 12.2 për qind që ishte një tremujor më parë.

Ky është tremujori i parë në 3 vite që shkalla e papunësisë shënon rritje, pasi nga fundi i vitit 2015 ky tregues ka ardhur vazhdimisht në rënie. Por, çfarë ka ndodhur në tregun e punës? Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se ekonomia nuk po prodhon më punësim.

Në fakt, INSTAT përdor dy metoda për të matur punësimin. E para është anketa e forcave të punës, e cila e mat punësimin përmes sondazheve që INSTAT kryen pranë një kampioni familjesh të shpërndara nëpër Shqipëri. Sipas kësaj ankete, në 3 muajt e fundit të vitit të kaluar, ekonomia shqiptare krijoi gjithsej vetëm 4.000 vende të reja pune, gjë që përbën një nga ritmet më të ulëta të rritjes së punësimit.

Por metoda e dytë, ajo e të dhënave administrative jep një panoramë edhe më të zymtë sesa kjo. Sipas listëpagesave që bizneset dorëzojnë te Tatimet, numri i të punësuarve në ekonomi, jo vetëm që nuk u rrit në tremujorin e katërt, por ra me 17 mijë vetë, ku ulja më e madhe është vënë re te të punësuarit në biznesin privat.

Një pjesë e këtij efekti mund të jetë e lidhur me mbylljen e lojërave të fatit, por shkaku kryesor për rritjen e papunësisë duket pafuqia e ekonomisë për të krijuar vende të reja pune. Një tendencë e nisur që në fillim të vitit të kaluar, i cili në terma të punësimit rezulton më i dobëti në 4 vite./tch/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 17 mijë shqiptarë i shtohen “armatës” së të papunëve, statistikat për Shqipërinë
17 mijë shqiptarë i shtohen “armatës” së të papunëve, statistikat për Shqipërinë
https://2.bp.blogspot.com/-DX6herzt5S0/XIftTU7a9zI/AAAAAAAAj1g/x60WKwIT6IMPEHSRcqvQYO6uc0OjKsTigCLcBGAs/s640/screenshot-22_1552336355-3697957.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-DX6herzt5S0/XIftTU7a9zI/AAAAAAAAj1g/x60WKwIT6IMPEHSRcqvQYO6uc0OjKsTigCLcBGAs/s72-c/screenshot-22_1552336355-3697957.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/17-mije-shqiptare-i-shtohen-armates-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/17-mije-shqiptare-i-shtohen-armates-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy