“Arena Kombëtare”, firma për emrin “Panajot Pano”

Dje u zhvillua një ceremoni përkujtimore, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Panajot Panos, pas vdekjes, i konsuderuar mbreti i futbollit shqiptar.

Klubi i Partizanit e ndërmori këtë nismë, ndërsa gjatë zhvillimit të ceremonisë përkatëse, ku ishin shumë figura të njohura, mes të cilëve edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, si dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, u bë një propozim, që përflitet prej kohësh.

Stadiumit të ri kombëtar, që po ngrihet e hedh shtat mbi “Qemal Stafën” e vjetër, t’i vendoset emri Panajot Pano. Ky propozim nuk mbeti në kuadrin e fjalëve, si herë të tjera, por u kalua në hapa konkretë, mbledhjen e firmave, që e mbështesin këtë ide.

Po kështu, synohet që të paktën 1 milion vetë të firmosin online, në një peticion që do të hapet nga organizatorët, që “Arena Kombëtare” të marrë emrin e mbretit të futbollit shqiptar.


Propozimi në fjalë, bashkë me firmat, do t’i shkojë FSHF-së, si organi që mund ta bëjë realitet këtë ide. Qasja duket e ngjashme me atë që ndodhi në Kosovë, ku stadiumit të Prishtinës, ku luan përfaqësuesja e “Dardanëve”, iu vendos emri i Fadil Vokrrit, me rastin e ndarjes nga jeta të këtij të fundit.

Duke qenë futbollisti më i madh i Kosovës, presidenti i federatës së futbollit atje, që e antarësoi Kosovën në UEFA dhe FIFA, u bë ky përjetësim i emrit të legjendës.

Pak a shumë e njëjta gjë po synohet edhe me Panajot Panon, i konsideruar si më i madhi të të mëdhenjve në futbollin shqiptar. Natyrisht, pritet të ketë edhe kundërshtime, të llojeve të ndryshme, por pengesa më e madhe mund të jetë vetë FSHF.

Kjo e fundit synon ta komercializojë emrin e stadiumit të ri kombëtar, duke i vendosur një emër, prej të cilit të përfitojë shumë para.


Kjo praktikë ndodh në të gjithë botën, në fakt, ndaj mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim. Personi që ka iniciuar mbledhjen e firmave që ditën e djeshme është ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, autori i ligjit “Këmbët e Pastra” në futboll, kundër trukimit të ndeshjeve.

Ja çfarë thotë vetë Hajdari: “Panajot Pano do të ishte 80 vjeç. Të dielën e përkujtuam. Morën pjesë sportistë të kohes dhe të rinj, politikanë, gazetarë, ambasadorë, akademikë. Të gjithë të pranishmit i kërkuan Z.Armand Duka, që stadiumit “Arena Kombëtare” t’i vihet emri i legjendës, “Nderit të Kombit” Panajot Pano.

Propozimi është nënshkruar nga njerëz të shquar, të pranishëm në këtë aktivitët, ndër të cilët Përparim Kabo, Aleksandër Meksi, Agim Fagu, Mexhit Haxhiu, Sabah Bizi, Namik Jareci, Bejkush Birce, Edvin Libobova, Tahir Muhedini, Dashnor Bajaziti, Perlat Musta, Mehdi Bushati, Biç Bytyçi, Lluka Heqimi, Vasil Bici, Genc Tomorri, Ylli Shehu, Uvil Zajmi, Skënder Gega, Ilir Lame, Ahmet Shqarri, Moisi Dalipi, Hygerta Sako, Enkelejda Zeko etj”. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Arena Kombëtare”, firma për emrin “Panajot Pano”
“Arena Kombëtare”, firma për emrin “Panajot Pano”
https://1.bp.blogspot.com/-0TDKmoi3QtE/XIaRIXz4x5I/AAAAAAAAjuU/EAoXzYqCXQAzoVOE9PEkyCozO2d27L94gCLcBGAs/s640/Arena-Kombetare.png
https://1.bp.blogspot.com/-0TDKmoi3QtE/XIaRIXz4x5I/AAAAAAAAjuU/EAoXzYqCXQAzoVOE9PEkyCozO2d27L94gCLcBGAs/s72-c/Arena-Kombetare.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/arena-kombetare-firma-per-emrin-panajot.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/arena-kombetare-firma-per-emrin-panajot.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy