“Besa – besë, besën ta kam dhanë, për liri, jetën du me dhanë”, kënga shkodrane që u shndërrua në himn patriotik në Kosovë (VIDEO)

Shkruan: Isa Alibali

Prof. Ramadan Sokoli (1920 – 2008), është një figurë e shquar e kulturës shqiptare në përgjithësi dhe e muzikës e etnomuzikologjisë sonë në veçanti.

Gjithë jeta dhe vepra e tij flet për një përkushtim të madh në shërbim të atdheut e kombit, jo vetëm me krijimtarinë muzikore të bukur e me vlerë që kemi prej tij, por edhe për studimet e thelluara dhe me kompetencë në fushën e traditës muzikore, të etnomuzikologjisë dhe të vlerave kulturore kombëtare.
Ai ishte i paisur me një kulturë të gjërë, studjues sistematik dhe i thellë, njohës i disa gjuhëve të huaja, gjurmues dhe kërkues i thesareve më të çmuara të muzikës e kulturës shqiptare, autor i librave me vlerë si “Folklori muzikor shqiptar”, “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, “Vallet dhe muzika e të parëve tanë”, “Figura e Skenderbeut në muzikë”, etj. si dhe i veprës me kontribut të lartë në shkencat albanologjike “16 shekuj“, në thelbin e së cilave janë studimet për të njohur traditën shqiptare të muzikologjisë, duke shkundur pluhurin e kohës në mbi 40 personaliteteve shqiptare, duke argumentuar origjinën e tyre shqiptare, etj. Veprat e tij janë të njohura dhe shumë të vlerësuara edhe në botën e jashtme. Ai ka qenë një shkencëtar i vërtetë dhe studiues me potencë i kulturës sonë. Ai meriton nderimin dhe vlerësimin më të madh që mund t’i bëhet një njeriut të përkushtuar dhe të talentuar, nderim dhe vlerësim që nuk e pati në vitet e diktaturës, e cila, duke njohur aftësitë e tij, pas një persekutimi të veçantë, ia kufizoi shumë mundësitë për të dhënë maksimumin e aftësive të veta.
Është autor edhe i disa këngëve të bukura popullore, si “Turtulleshë”, “Blegëron delja”, “Jelino”, “Lulja me erë”, “Zanushës”, etj. si dhe shumë krijime të tjera muzikore.

“Lulja me erë” mund të jetë një nga këngët më të njohura në Kosovë. Është kënduar në momentet më të rëndësishme të historisë së saj, edhe pse kur është krijuar ajo nga prof. Ramadan Sokoli, në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar, autori i saj nuk e kishte parashikuar aspak se kjo këngë mund të bëhej, për një kohë të gjatë, hymn i luftës patriotike të shqiptarëve të Kosovës, kundër pushtimit serb.

Historia e këngës “Lulja me erë” ose “Besa – besë” është mjaft interesante dhe paraqet një rast ndoshta unikal në tërësinë e këngëve lirike, jo vetëm shkodrane, por mbarëshqiptare. Prof. Rexhep Munishi në Prishtinë ka bërë një studim të gjatë për këtë këngë, duke trajtuar me mjeshtri evoluimin e saj në aspektin letrar dhe duke ruajtur të paprekur melodinë. Më vonë, Osman Xhatufa, autor i librit monografik për Prof. Ramadan Sokolin, e trajton gjërësisht historikun e kësaj kënge, mbështetur edhe në studimin e prof. Rexhep Munishit.

Vetë autori i kësaj kënge të bukur, Prof. Ramadan Sokoli, është shprehur kështu:
“Pasi kisha shkruar disa këngë në fund të viteve ’30 – ’40 e më tej , ndër të tjera, shkrova edhe këtë këngë:

Me shami xhamadan të kuq,
Nuk të zenka po të bika ngusht.
Refreni: Ku je rrit – o lulja me erë
Bukur – o, fol me gojë nji herë.

Syni zi plot me shkëndija
Buzën kuq, gjak si qershia.
Refreni: Ku je rrit – o lulja me erë
Bukur – o, fol me gojë nji herë”.

Ky ësht varianti i parë i këngës së vetë autorit.
Kënga, për herë të parë është kënduar në një dasmë, pastaj është përhapur gjithandej, veçanërisht në Radio-Tirana. Më vonë është kënduar dhe inçizuar në Radio-Tirana, në interpretimin e grupit të studentëve të Institutit të Lartë të Arteve “Na bashkoi kënga popullore”, etj.

Lidhur me këto fakte, muzikologu Prof. Rexhep Munishi ka shkruar: “Në aktin e krijimit, autori i kësaj kënge as që ka mundur ta paramendojë e të parashohë se një ditë, përkatësisht pas tridhjetë vjetësh, një krijim “i thjeshtë”, me motive dashurie, do të marrë përmasa kombëtare dhe do të institucionalizohet për t’u vënë në funksion në çaste të rëndësishme të historisë dhe kulturës sonë kombëtare”.

Shqiptarët e Kosovës, në kohë të ndryshme, kishin nevojë për një himn, për një këngë që t’i shoqëronte e t’i mobilizonte në lëvizjet e mëdha dhe në demonstratat e fuqishme. Dihet se, në atë kohë, e kishin të pamundur të këndonin “Himnin e flamurit”. Ata, pra, kërkonin një himn, një këngë me vlerë, një melodi të bukur, të ngrohtë por edhe të fortë, të kapshme nga të gjithë, që të ishte optimiste, nxitëse e mobilizuese.

Nuk dihet se kush e bëri ndryshimin e parë të kësaj kënge, por dihet se ajo u pëlqye si melodi, u ruajt si konstrukt i tekstit origjinal dhe u plotësua me një kontekst ndryshe dhe në këtë mënyrë kënga nisi të këndohet në çaste të rëndësishme të historisë për shqiptarët e Kosovës.
Etnomuzikologu i njohur, Prof. Rexhep Munishi, duke analizuar ecurinë e këngës në rrjedhën e saj historike, nëpër dekadat e ndryshme, thekson se që në çastin kur kënga e Ramadan Sokolit “Me shami xhamadan të kuq” ose “Lulja me erë” nis jetën e saj të pavarur, në gojën e popullit nisin edhe ndërhyrjet, ndryshimet, shtimet, plotësimet e ndryshme tekstore (më pak ndryshime melodike), që ndodhin në krijimtarinë gojore.
“Besa – besë, besën ta kam dhanë
Për liri, jetën du me dhanë”
Kështu kënga mori drejtim tjetër, atdhetar. Një rast i pashembullt./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Besa – besë, besën ta kam dhanë, për liri, jetën du me dhanë”, kënga shkodrane që u shndërrua në himn patriotik në Kosovë (VIDEO)
“Besa – besë, besën ta kam dhanë, për liri, jetën du me dhanë”, kënga shkodrane që u shndërrua në himn patriotik në Kosovë (VIDEO)
https://4.bp.blogspot.com/-MG-S_OnCfqI/XIa8e6j6QdI/AAAAAAAAjzA/032dDgdbhOE5vjy7M-aLSvWlwIrr4AikgCLcBGAs/s640/besa.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-MG-S_OnCfqI/XIa8e6j6QdI/AAAAAAAAjzA/032dDgdbhOE5vjy7M-aLSvWlwIrr4AikgCLcBGAs/s72-c/besa.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/besa-bese-besen-ta-kam-dhane-per-liri.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/besa-bese-besen-ta-kam-dhane-per-liri.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy