Braktisi Shqipërinë për Greqinë, Durmishaj thyen heshtjen dhe tregon pse refuzoi Shqipërinë

Fiorin Durmishaj është kthyer në çështje dite në Greqi. Sulmuesi shqiptar do të bashkohet me kombëtaren greke dhe është një goditje e madhe, sipas mediave helene, që e vlerësojnë jashtëzakonisht yllin e Panioniosit.

Vetë futbollistit i talentuar kishte qëndruar disa ditë në heshtje, duke evituar mediat, por më në fund ka dhënë versionin e tij rreth kësaj situate, duke kofirmuar zgjedhjen që ka bërë.

Në një intervistë dhe dhënë për emisionin “Total Football”, ai ka treguar se do të bëjë maksimumin për të respektuar Greqinë, ku familja e tij ka gjetur strehë në një moment të vështirë.

Sulmuesi konfirmoi kësisoj se e kishte për nder që të grumbullohej dhe të vishte fanellën e Greqisë në të ardhmen, për të “nderuar” këtë vend.


“Nuk mund të bëj asgjë tjetër, veçse të dashuroj këtë vend. Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin më si të huaj, siç ndodhte më parë.

Nuk mund të kafshosh kurrë një dorë që të ndihmon. Unë e respektoj në maksimum këtë vend. Unë erdha me familjen time në Greqi në një situatë shumë të vështirë dhe na ndihmuan shumë.

Kjo është arsyeja pse unë dua që të nderoj këtë vend sa më shumë që të mundem. Për mua janë një nder i madh komentet e bëra nga Angelos Anastasiadis dhe Angelos Basina në emisionin tuaj.


Do të tregoj më të mirën time që të justifikoj atë që kanë thënë për mua”, – tha Durmishaj duke i dhënë fund çdo diskutimi për të ardhmen e tij dhe konfirmuar se do të jetë pjesë e Greqisë në të ardhmen.

FSHF ishte munduar që t’i kthente mendjen sulmuesit duke dërguar në Greqi trajnerin e U21, Alban Bushi. Por edhe kjo tentativë e fundit ka qenë e kotë, pasi nga ana tjetër, Greqia e ka kontaktuar me stafin e përfaqësueses dhe me vetë teknikun e Kombëtares A, për ta bindur që të vishte fanellën e saj. Tema/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Braktisi Shqipërinë për Greqinë, Durmishaj thyen heshtjen dhe tregon pse refuzoi Shqipërinë
Braktisi Shqipërinë për Greqinë, Durmishaj thyen heshtjen dhe tregon pse refuzoi Shqipërinë
https://1.bp.blogspot.com/-vVn-2T933bM/XIQOaizYFHI/AAAAAAAAjjw/IstxwzPDnhYXKAHj93hytj7zFNKrYWhNACLcBGAs/s640/5c83c5d8af6f0total-durmishaj.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-vVn-2T933bM/XIQOaizYFHI/AAAAAAAAjjw/IstxwzPDnhYXKAHj93hytj7zFNKrYWhNACLcBGAs/s72-c/5c83c5d8af6f0total-durmishaj.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/braktisi-shqiperine-per-greqine.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/braktisi-shqiperine-per-greqine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy