Ç’do të thotë të jesh grua në Shqipëri?! Historia e një gjyqi me dy burra dhe një viktimë

Kam ndër duar një vendim të turpshëm gjykate!

Kazusi: Dy burra, nga ata “të fortët”, pasi shkundën xhepat në kazinonë e lagjes, i futën nga dy dopio, sepse burrërohesh kësisoj, dhe i kryqëzuan rrugën shtetases duke e bllokuar në trafik. Kërcënim me jetë, ofendime, ulërima, pa shkaqe të arsyeshme. Përndjekje dhe breshëri telefonatash me përmbajtje ultimatumi…

Në komisariat: OPGJ-ja, me paraqitjen e njërit prej të të paditurve, se tjetri u fsheh pasii kishte dalë pija, ndryshoi qëndrim 180 gradë. “Paraja hedh ujin përpjetë” – ka thënë dikush. E harroi detyrën dhe kërkoi të bënte “pajtim gjaqesh” duke luajtur me viktimën që ende e kishte të freskët traumën. Asnjë suport psikologjik! Madje edhe gjeneralitetet i kërkoi në korridorin e komisariatit, në këmbë, me një letër jashtë formatit zyrtar të shkresave. Pasi dëgjoi të paditurin që shkrifërohej, se kishte investuar, dhe pasi nuk i bëri dot ballë rezistencës së viktimës për të ndjekur çështjen ligjërisht, me pështymë të tharë dhe me shumë dhimbje, e përcolli në prokurori.

Në prokurori: Muaj të tërë pritjeje dhe asnjë njoftim! As për t’u dëgjuar, as për të vënë provat në dispozicion dhe as për t’u njoftuar për vendimin e marrë në heshtje nga prokurori, që është detyrim ligjor t’i bëhet me dije viktimës, në çdo rast, për t’i dhënë të drejtën e ankimimit.

Pas paraqitjes së zonjës së keqtrajtuar në Prokurori, viktimës së çështjes, rreth një vit pas kallëzimit, u mësua se prokurori na paskërkësh vendosur: Mosfillimin e çështjes penale. Pa thirrur palën kallëzuese, se me palën e kallëzuar, patjetër që është takuar për të marrë çfarë i “takonte” që të mbyllte muhabetin (këtë e tha dhe i padituri, që i kam pesë miq e shokë unë! Ky duhej të ishte një nga të pestët). Jeta e viktimës në ankand! Edhe për të vënë në dispozicion kopjen e vendimit, rezistencë nga sekretaria. Qark i mbyllur i një sistemi të kalbur.

Pas marrjes së kopjes së vendimit, u bë një ankimim, brenda afateve ligjore dhe dosja u rikthye dhe një herë për plotësim dhe rishqyrtim. Gjyqe pas gjyqesh dhe, pas kalvarit 2 vjeçar, u zgjidh me vendimin e turpshëm si më poshtë…

Gjykata, në emër të “Drejtësisë”

VENDOSI:

Deklarimin fajtor të të pandehurit X për kryerjen e veprës penale “Kanosja” dhe në bazë të nenit 84 të Kodit Penal e dënon me 60 000 lekë gjobë (emri i të pandehurve dhe gjyqtarit pak rëndësi kanë pasi të gjitha vendimet për këtë target janë copy/paste). Vendime që lehtësojnë të pandehurin, mashkull në këtë rast, por i paburrë, duke paragjykuar viktimën.

Në aplikim të nenit 406, të KPrP, ulet 1/3 e dënimit dhe I pandehuri dënohet përfundimisht me 40 000 lekë gjobë ….edhe një lehtësim i vogël: pagesa e gjobës mund të kryhet brenda tre muajve.

Pa dashur aspak të promovoj, i referohem Kanunit të Lek Dukagjinit që shprehet: gruejas’bjenn’gjak edhe me qëllue që të vrasi kënd.…..Nëse hakmarrësi ve dorë mbi gruan e burrit, duke dashur që të hakmerret ndaj burrit, të saj, për marrje haku apo marrje borxhi, hakmarrësi ka bërë gabimin fatal që kanuni nuk ja fal.……Burrëria kanunore, nuk lejon që në sy të gruas të vitet apo të çnderohet bashkëshorti… gjithashtu përcakton qartë që burri nuk ka tagër mbi jetën e gruas, pra, sipas kanunit, gruaja është e shenjtë dhe nëse vret një grua, ke hyrë 2 herë në gjak (duke presupozuar njështatzëni të mundshme). Më erdhi ndër mend një thënie: “Të jesh grua, do të thotë të jesh dy herë njeri”. Për fat të keq nuk ndodh kështu!

Pyetjes: “Ç’do të thotë të jesh grua në Shqipëri”, do t’I përgjigjesha: Do të thotë: të shkosh tek burri e virgjër! Të mos e shqepësh zërin e gojës se ai ishte fati yt! Të durosh siç kanë duruar shumë e shumë të tjera! Të rrihesh kafshërisht derisa burri, i sëmuri psiqik që të ka rënë për pjesë, të lodhet edhe vetë me dajakun dhe ta kurorëzojë këtë rreth vicioz me një vrasje spektakolare! Do të thotë të mos gjesh mbrojtje askund sepse dhuna është bërë status! Të të vlejë lëkura shumë pak! Tëtë paragjykojë i plotfuqishmi i lagjes sepse pi raki me burrin tënd dhe ti patjetër je kurva që meriton dajak, prandaj hesht se je me fat, se shoqet e tua kanë shkuarme vakt në atë dynja!

Të jesh grua në Shqipëri, do të thotë të bëjnë Pazar me lëkurën tënde! Do të thotë që jeta jote të kushtojë 40 000 lekë, në rastin më të mirë. Kaq ta ka vënë çmimin gjyqtari!Gjyqësori mëseksist se kanuni!!!

Të jesh grua në Shqipëri do të thotë të gjendesh fillikat, e ngërthyer nga Sindroma e Stokholmit që, e vetmja gjë që ke mbas shpirtit, është psherëtima se edhe lotët janë tharë…as suport nga prindërit, për arsye të opinionit, dhe as nga organet e drejtësisë, për shkak të prostitucionit institucional që e fabrikondhe promovon dhunën. Të jesh grua në Shqipëri do të thotë që edhe festa jote të jetë ditë zie.

Dikur më bënte përshtypje një thënie e tim etiqë sot tingëllon më aktuale se kurrë: “Femna asht darka e dreqit, moj bijë”.

Monika Mëlyshi/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ç’do të thotë të jesh grua në Shqipëri?! Historia e një gjyqi me dy burra dhe një viktimë
Ç’do të thotë të jesh grua në Shqipëri?! Historia e një gjyqi me dy burra dhe një viktimë
https://3.bp.blogspot.com/-A9cUkjToZok/XIKLcxGMwhI/AAAAAAAAjYg/U3sI3-8wIHUdXFWqfZ7GGUrmmxEWPz-SwCLcBGAs/s640/received_10155542823357044-905x395.jpeg
https://3.bp.blogspot.com/-A9cUkjToZok/XIKLcxGMwhI/AAAAAAAAjYg/U3sI3-8wIHUdXFWqfZ7GGUrmmxEWPz-SwCLcBGAs/s72-c/received_10155542823357044-905x395.jpeg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/cdo-te-thote-te-jesh-grua-ne-shqiperi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/cdo-te-thote-te-jesh-grua-ne-shqiperi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy