Çelet Vucici: S’mund ta njohim pavarësinë e Kosovës e mos të fitojmë asgjë për të

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të vijnë me një kompromis, sepse ju nuk mund të presim që Serbia të njohë Kosovën, dhe nga ana tjetër të mos marrë asgjë në këmbim, transmeton Gazeta Metro.

“Para së gjithash ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ne nuk mund ta njohim Kosovën, dhe të mos marrim asgjë në këmbim”, ka thënë Vucic në një intervistë me agjencinë italiane ANSA, me rastin e vizitës së ardhshme të kryeministrit italian Giuseppe Conte të mërkurën në Serbi.

Ai tha se çështja e ndryshimit të kufijve është temë e diskutueshme, pasi që nuk i njohin të gjithë si kufij të njejtë, në varësi të faktit nëse ata e njohën pavarësinë e Kosovës apo jo.

“Ndryshe nga udhëheqësit e Kosovës që për ditë mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jorealiste se Prishtina do të marrë shumë, dhe Beogradi asgjë, detyra ime është që serbëve të ju shpjegoj rëndësinë e kompromisit (me Prishtinën), e cila nuk përfaqëson një humbje por një fitore. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vucic.

Ai ka mohuar se ka pasur një takom me Hashim Thaçin për të biseduar për qështjen e kompromisit.

Vucic përsëriti se Beogradi nuk do të vazhdojë dialogun me Prishtinën, nëse autoritetet e Kosovës nuk do të heqin taksën 100 për qind të importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje kompromisi mbi Kosovën do të jetë një katastrofë. Edhe pse çdo gjë duket e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur, ne jemi të vendosur për të arritur një kompromis, unë jam i sigurt se mund të vijmë në një zgjidhje me ndihmën e miqve tanë evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerika, Kinës dhe të vendve tjera”, tha presidenti i Serbisë.

Vucic gjithashtu tha se vlerëson rolin ndërmjetësues të kreut të diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“Problemi është mes serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova, ne nuk mund të kritikojmë Evropën e cila ka bërë gjithçka që mundet për të ruajtur paqen”, ka thënë Vucic./gazetametro.net/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çelet Vucici: S’mund ta njohim pavarësinë e Kosovës e mos të fitojmë asgjë për të
Çelet Vucici: S’mund ta njohim pavarësinë e Kosovës e mos të fitojmë asgjë për të
https://3.bp.blogspot.com/-zx0KIJ_rQIM/XH1l1By__3I/AAAAAAAAi_4/wcfbAx12K34jEFstXRsnAQBwxyrpnIbDwCLcBGAs/s640/Vuciq-640x345.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-zx0KIJ_rQIM/XH1l1By__3I/AAAAAAAAi_4/wcfbAx12K34jEFstXRsnAQBwxyrpnIbDwCLcBGAs/s72-c/Vuciq-640x345.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/celet-vucici-smund-ta-njohim-pavaresine.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/celet-vucici-smund-ta-njohim-pavaresine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy