Cilat janë kërkesat e kryetarit shqiptar të Tuzit për Prishtinën dhe Tiranën
Nik Gjeloshaj, kandidati që ka fituar më së shumti vota në garën për kryetar të Komunës së Tuzit në Mal të Zi, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se fitorja e zgjedhjeve ishte vendimtare për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, i cili ishte në rrezik, shkruan gazeta “Zëri”.
Ndër të tjerash, ai ka falënderuar institucionet nga Prishtina e Tirana për mbështetjen e dhënë.
Po ashtu, Gjeloshaj për “Zërin” ka thënë që do të bashkëpunojë maksimalisht me qendrat shqiptare nga niveli lokal në atë shtetëror, duke shtuar se është i bindur se kjo do të kontribuojë në afirmimin e vlerave të përbashkëta mbarëkombëtare, por edhe në përmirësimin e përgjithshëm të statusit të popullatës shqiptare në Mal të Zi, përcjell zeri.info.
“Fillimisht dua t’i falënderoj institucionet e shumta nga Tirana dhe nga Prishtina në mbështetjen e dhënë koalicionit tonë “Malësia na bashkon” e që në momentin aktual kishte domethënie të madhe për realizimin me sukses të procesit zgjedhor. Shpresoj se bashkëpunimi me subjektet e këtushme shqiptare do të jetë në nivelin më të lartë, sepse ne kemi nevojë për mbështetje të gjithanshme nga bashkëkombësit tanë. Ne nga ana jonë do të bashkëpunojmë maksimalisht me qendrat shqiptare, duke filluar nga niveli lokal e deri në atë më të lartin shtetëror të bindur se kjo do të kontribuojë në afirmimin e vlerave të përbashkëta mbarëkombëtare, por edhe në përmirësimin e përgjithshëm të statusit të popullatës shqiptare në Mal të Zi”, ka thënë Gjeloshaj./ZgjohuShqiptar.info