Diplomati amerikan: Zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, këtë vit

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, tha se ekziston mundësia që këtë vit të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por ajo duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë në rajon.

“Ka shanse që këtë vit të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por vetëm nëse së pari vazhdon dialogu… SHBA-ja nuk do ta japë recetën për zgjidhje. Besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, dhe se duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, tha Hale në një intervistë për gazetën serbe Danas.

Ai po ashtu bëri thirrje për heqjen e tarifës doganore, që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Shtetet e Bashkuara, më herët, kanë thënë se kjo taksë nuk përkon me interesat amerikane. Thirrje për heqjen e saj ka bërë edhe Bashkimi Evropian, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk do të vazhdojë derisa taksa mbetet në fuqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa 100%, që është vënë qysh në muajin nëntor, nuk do të hiqet përderisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Hale do të vizitojë Serbinë të premten, ndërsa në Kosovë do të qëndrojë të shtunën./dita/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Diplomati amerikan: Zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, këtë vit
Diplomati amerikan: Zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, këtë vit
https://4.bp.blogspot.com/-nkmT7Tfdico/XIFY9iekqEI/AAAAAAAAjSs/0nSrW0JlaSEZSjkI-vEvIYAofHduiigLQCLcBGAs/s640/7323632F-1E80-4AD2-A38F-9ABAFE077AFA_w1023_r1_s-933x445-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-nkmT7Tfdico/XIFY9iekqEI/AAAAAAAAjSs/0nSrW0JlaSEZSjkI-vEvIYAofHduiigLQCLcBGAs/s72-c/7323632F-1E80-4AD2-A38F-9ABAFE077AFA_w1023_r1_s-933x445-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/diplomati-amerikan-zgjidhje-mes-kosoves.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/diplomati-amerikan-zgjidhje-mes-kosoves.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy