Djali i Sami Frashërit, figura pioniere e “Galatasaray” dhe një histori e rrallë

Sot 35 milionë turq mbështesin ngjyrat e fanellës që “shpiku” Ali Sami Yen. Nuk kanë rëndësi sot emrat e Galatasaray, e sigurt është se askush nuk i jep vetes një rol më të rëndësishëm sa emri Ali Sami Yen, figura pioniere e klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit të Turqisë

Ndërsa futbolli po luhej masivisht, Colin Kazım-Richards, vihet papritur përballë historisë, për shkak të një goli në portën kundërshtare. Në portën e mbrojtur nga portieri i Şekerspor, Onder Tiryaki, goditja që përfundoi në rrjetë e sulmuesit të lindur në Londër, i cili shënoi golin e sigurisë në fitoren 3-1, e vlefshme për kupë, ishte një ndër sukseset e shumta në historinë e Galatasaray. Por ai do të mbetet një nga sulmuesit më të rëndësishëm në ekzistencën 106-vjeçare të klubit, duke qenë i fundit që shënoi në stadiumin e tyre të njohur “Ali Sami Yen”.

Stadiumi ose “shtëpia e Galatasaraj” që nga viti 1964, e njohur për tifozët perëndimorë si “ferr”, shërbeu si skenë ku shpalosën vlerat shumë emra të mëdhenj të futbollit turk e më gjerë. Golat e Metin Oktay, spektakli i Gheorghe Hagi, apo shpirti luftarak i Bülent Korkmaz; janë disa nga mrekullitë që u bënë pjesë e historisë së klubit më të suksesshëm të vendit. E gjitha kjo, megjithatë, nuk do të kishte qenë kurrë e mundur pa njeriun, emri i të cilit i është vënë stadiumit legjendar.

Ali Sami Yen lindi më 20 maj 1886 në Stamboll, i biri i shkrimtarit dhe rilindësit të madh shqiptar, Sami Frashëri, i cili ishte një nga njerëzit kyç, në zhvillimin e letërsisë moderne turke. Për shkak të influencës së babait të tij, ai fitoi një arsimim të klasit të lartë në Shkollën prestigjioze të Galatasaray, ku mësimet i mori përmes gjuhës turke dhe asaj frënge. E themeluar që në vitin 1481, duke e bërë shkolla e dytë më e vjetër në Turqi, në tetor 1905, Ali Sami Yen si student i saj, vendosi të formonte Klubin Sportiv të Galatasaray. Në atë kohë, futbolli në të gjithë Turqinë ishte ende një koncept i huaj.

Hapat e para futbolli turk i shënoi në fund të viteve 1870. Në atë kohë, futbolli brenda Turqisë ishte më shumë koncept i huaj, dhe nisi të përhapej nga fundi i viteve 1870 nëpërmjet emigrantëve anglezë, që ndodheshin në Izmir. Futbolli arriti në Stamboll rreth fillimit të shekullit të 20-të, kur qyteti ishte ende nën sundimin e Perandorisë Osmane, dhe madje u bë përpjekje e bashkërenduar për të parandaluar vendasit të angazhohen dhe të merren me sport. Në vitin 1904 themelohet Liga e Futbollit të Konstandinopojës, por si fillim ajo shërbeu vetëm për ekipet e imigrantëve, pasi lojtarët turq e kishin të ndaluar për të konkurruar.

Duke e parë futbollin si sport që po luhej kryesisht nga britanikët, Ali Sami ëndërronte të realizonte idenë e tij për krijimin në shkollën e tij të një ekipi futbolli. Ai fillimisht vendosi çdo klasë në një garë sportive, përpara se të zgjidhte lojtarët më të mirë për të krijuar atë që është sot klubi më i vjetër turk i futbollit. Motoja themelore e krijimit të klubit ishte e thjeshtë: “Të luajmë së bashku si anglezët, të kemi një ngjyrë dhe një emër dhe të fitojmë ndaj ekipeve të tjera jo turke”. Duke analizuar këtë frazë, pjesa e parë ka të bëjë me ndërveprimet e lartpërmendura të Ali Sami me emigrantët britanikë në Stambollit, të cilët në atë kohë u konsideruan gjerësisht si pionierë të kësaj loje. Ata së bashku me armenët dhe grekët përbënin ekipet jo turke, të cilave Ali Sami u referohej për mposhtje.

Së fundmi, për sa i përket termit të ngjyrave në fanellë, e kuqja dhe e verdha, u zgjodhën si simbol i zjarrit, “me shpresën që ajo do të na çonte në fitore”. Prandaj, në këtë këndvështrim ishte e qartë që në fillim, se çfarë parashihte Ali Sami. Ai kërkoi që klubi i tij të përshtatej me përsosmërinë e edukuar brenda Shkollës së Mesme të Galatasaray, duke qenë më e mira jo vetëm në Turqi, por edhe më gjerë. Nga ky mision, qëllimi i të birit të Sami Frashërit ishte i qartë: të qenit i suksesshëm në vend nuk përbënte një ambicie mjaft të madhe: ai donte sa më shumë sukses ndërkombëtar, që të ishte e mundur për klubin e tij.Nuk kërkonte shumë kohë që kjo të realizohej, sepse Galatasaraj shpejt po dilte si një fuqi e brendshme futbolli në arenën ndërkombëtare. Në qendër të kësaj ishte Ali Sami, një mesfushor i hijshëm teknik, i cili njëkohësisht shërbeu si lojtar dhe presidenti i parë i klubit. Midis 1909 dhe 1911 ai fitoi tre tituj radhazi kampionë të ligës së Stambollit, duke u tërhequr një vit më vonë, ose fiks kur Shqipëria fitoi Pavarësinë nga Turqia. Ai mbeti në bordin drejtues të klubit, duke e përmbushur detyrën e tij si president deri në vitin 1919.

Gjatë këtyre viteve, njerëzit nuk lejoheshin t’i referoheshin klubit me emrin Galatasaray, meqë nuk kishte ligj në Perandorinë Osmane që lejonte regjistrimin e klubeve sportive. Në vend të kësaj, ata thjesht e përmendnin në anglisht si “një ekip tjetër”. Kjo ndryshoi me krijimin e ligjit për federatat sportive të vitit 1912, kur klubi fitoi njohjen ligjore për t’u bërë mishërimi i Galatasarajve, pra ekipi legjendar turk, që njohim të gjithë sot. Aktivitetet sportive u pezulluan gjatë Luftës së Parë Botërore, në të cilën Perandoria Osmane formoi një nga Fuqitë Qendrore, së bashku me Austro-Hungarinë, Bullgarinë dhe Gjermaninë. Të mposhtur, aleatët e Britanisë dhe të Francës kërkuan të impononin Traktatin “Sevres”, i cili sulmonte ashpër Anatolinë. Si përgjigje erdhi Lufta e Pavarësisë së Turqisë, e udhëhequr nga Mustafa Kemal, e cila rezultoi në dëbimin e forcave pushtuese dhe zëvendësimin e sulltanatit osman me parlamentin. Republika e sapokrijuar e Turqisë zyrtarisht u bë shtet sovran më 24 korrik 1923, dhe Ali Sami mbeti një figurë kyçe për zhvillimin e sportit që dashuroi tërë jetën. Në të njëjtin vit ai mori përgjegjësinë për zhvillimin e ndeshjes së parë ndërkombëtare të Turqisë – në barazimin 2-2 me Rumaninë, në Stamboll. Më tej, një vit më vonë, ai shërbeu si president i delegacionit turk për Olimpiadën e vitit 1924, paraqitja e parë e këtij kombi në Lojërat Olimpike. Ali Sami do të vazhdonte të mbretëronte si kryetar i Komitetit Olimpik deri në vitin 1931, duke luajtur gjithashtu një rol të madh në zhvillimin e basketbollit, tenisit, volejbollit dhe sporteve motorike në tërë Turqinë.

Në qershor 1934, Mustafa Kemal paraqiti një ligj ku kërkonte që të gjithë shtetasit turq të mbanin një mbiemër fiks. Ai i dha vetes emrin Ataturk – që do të thotë babai i turqve – nga parlamenti, në mënyrë që të tregonte rëndësinë e tij të madhe në ndërtimin e kombit. Ndërkohë, Ali Sami zgjodhi të lëshojë mbiemrin e tij të famshëm të origjinës “Frashëri”, duke u bërë Ali Sami Yen. Fjalë për fjalë emri i tij do të thotë “fitore”, çka shfaqte hapur synimet e pamëshirshme të këtij njeriu për sukses.

Tragjikisht, vizioni i tij i madh për të konkurruar në Europë u ndërpre nga vdekja e papritur në vitin 1951, pesë vjet para se Galata të niste garat në Kupën Evropiane. Në mungesë të tij, klubi që ai ndërtoi, eci me mbiemrin e tij të adoptuar. Ndër ekipet më të mëdha sot në Turqi, Galatasaray ka fituar 21 tituj kampionë dhe 17 kupa, – të dyja këto rekorde kombëtare. Galatasaray gjithashtu bën dallimin se është i vetmi klub turk që ka fituar medalje argjendi, duke e arritur këtë sukses në vitin 2000, kohë kur e veja e Ali Samiut ishte dëshmitare e realizimit të ëndrrës së burrit të saj.

Sukseset janë shoqëruar me përkrahjen e madhe të tifozëve. Pothuajse gjysma e popullsisë turke e lidh veten e tyre me Galatasaray. Kjo barazohet me përafërsisht 35 milionë njerëz, gjaku i të cilit rrjedh sipas ngjyrave që “shpiku” djali i Sami Frashërit, “e kuqja dhe e verdha”. Bazuar në artikullin e James Kelly, në fund nënvizohet se nuk ka rëndësi se kush janë ata sot, është e sigurt se askush nuk i jep vetes një rol aq të rëndësishëm sa emri i Ali Sami Yen, figura pioniere që qëndron edhe sot pas klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit të Turqisë. / Nga Aranit Muraçi/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Djali i Sami Frashërit, figura pioniere e “Galatasaray” dhe një histori e rrallë
Djali i Sami Frashërit, figura pioniere e “Galatasaray” dhe një histori e rrallë
https://2.bp.blogspot.com/-1U6krGZPSyY/XIa5tC8sVOI/AAAAAAAAjyo/qaHzHs0uJyUT5YOexcIOFEFFzBdhIkKqwCLcBGAs/s640/Ali-Sami-Yen-stadium-1-640x273.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-1U6krGZPSyY/XIa5tC8sVOI/AAAAAAAAjyo/qaHzHs0uJyUT5YOexcIOFEFFzBdhIkKqwCLcBGAs/s72-c/Ali-Sami-Yen-stadium-1-640x273.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/djali-i-sami-frasherit-figura-pioniere.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/djali-i-sami-frasherit-figura-pioniere.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy