E dredh Vuçiç, vë në pikëpyetje dialogun edhe nëse hiqet taksa

, E dredh Vuçiç, vë në pikëpyetje dialogun edhe nëse hiqet taksa

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po vazhdon të bëjë zhurmë rreth platformës së dialogut të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Shefi i shtetit serb bashkë me Kryeministren serbe dhe ministrin e jashtëm kanë takuar sot në mëngjes krerët e kishës serbe të cilëve ua kanë çuar platformën që e ka miratuar pala kosovare.

Patriarku serb Irinej pas takimit ka thënë se kanë mendim të njëjtë me shtetin serb se si të zgjidhet “problemi” me Kosovës ndërsa Vuçiç i cili një ditë më parë i quajti banditë liderët kosovarë ka vazhduar sulmet.

Ai madje ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e dialogut edhe nëse hiqet taksa.
Është detyrë e tyre heqja e taksës e pastaj do ta shohim se a do të ketë dialog. Nëse këto janë kushtet për vazhdimin e dialogut më mirë mos të shpenzojmë kohë dhe para për udhëtim deri në Bruksel sepse dialogu në të cilin Serbia duhet ta pranojë pavarësinë, në të cilin do të formohet tribunali ad hoc për dënimin serbëve, ku Kosovës do ti jepen ambasadat, ikonat dhe pasuria kulturore…A jeni mirë ju njetëz, çka po ndodhë me ju, a jeni sadopak racionalë“, ka thënë Vuçiç duke iu drejtuar kosovarëve./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button