Edhe Tuzi me drejtues shqiptar. Shqiptarët fitojnë bindshëm, nisin festimet (Detajet)

, Edhe Tuzi me drejtues shqiptar. Shqiptarët fitojnë bindshëm, nisin festimet (Detajet)

E diela e 3 marsit 2019 do të mbetet në historinë e shqiptarëve në komunën Tuz të Malit të Zi. Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.

Mediat shqiptare në Mal të Zi kanë publikuar rezultatet preliminare sipas të cilave Forumi Shqiptar ka shënuar një fitore të thellë me 3780 vota, DPS ka marrë 2470 vota, SNP 81 vota, Demokratët 236 vota, SD 356 vota, Boshnjakët 952 vota.

Numri total i votave të numëruara është 7875.

Procesi zgjedhor në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00. Të drejtë votimi kishin 11900 banorë. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 64%.

Me qëllim maksimalizimin e votave dhe arritjen e një rezultati fitues, tre partitë shqiptare Alternativa Shqiptare (kryetar: Nik Gjeloshaj), Lidhja Demokratike Shqiptare (kryetar: Nikollë Camaj) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (kryetar: Fadil Kajoshaj) janë bashkuar në koalicionin parazgjedhor “Malësia na bashkon”./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button