Eksperti amerikan: Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini

David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka deklaruar se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një ujdie që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq. Phillips, tutje ka deklaruar se presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm.

Pretendimet se Rusia do ta përkrahte një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës finale të dialogut, e cila do t’i siguronte vendit njohje nga fqinji verior dhe një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), i kundërshton eksperti amerikan i politikës së jashtme, shkruan sot gazeta “Zëri”

David L. Phillips, i cili ka qenë këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka deklaruar për “Zërin” se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një marrëveshjeje që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq.

Ai ka shtuar se mbështetja e idesë për ndarje të Kosovë gjithashtu i përshtatet qëllimit strategjik më të gjerë të Rusisë, pasi që, siç thotë Phillips, do t’i nxisë përçarjet në shoqërinë kosovare që mund të rezultojë në dhunë, duke diskredituar kështu projektin e Kosovës.

“Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm. Kjo nuk është zgjidhje. Rregullimi i kufirit do ta dobësojë Kosovën dhe do të krijojë ndarje në shoqërinë kosovare”, shprehet Phillips

/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Eksperti amerikan: Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini
Eksperti amerikan: Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini
https://3.bp.blogspot.com/-VPDFNBXSX5g/XIac8XwHcHI/AAAAAAAAjvU/-F6VVPP5kIQvce6H7DnMpr4yHRrA6ONzwCLcBGAs/s640/hashim-thaci1_1552288007-6826286-640x350.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-VPDFNBXSX5g/XIac8XwHcHI/AAAAAAAAjvU/-F6VVPP5kIQvce6H7DnMpr4yHRrA6ONzwCLcBGAs/s72-c/hashim-thaci1_1552288007-6826286-640x350.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/eksperti-amerikan-presidenti-thaci.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/eksperti-amerikan-presidenti-thaci.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy