Fitorja e shqiptarëve në Tuz dhe grafitet UÇK në Austri nervozojnë Daçiqin

, Fitorja e shqiptarëve në Tuz dhe grafitet UÇK në Austri nervozojnë Daçiqin

Shefi i Diplomacisë serbe, Ivica Dacic ka reaguar pas grafiteve që janë në bërë në konsullatën e Serbisë në Austri me mbishkrime UÇK dhe fitores së shqiptarëve në Tuz.

Dacic ka thënë se Austria duhet të deklarohet se si një Konsulatë e një vendi tjetër nuk është e siguruar dhe nuk parandalohen akte të tilla.

“Ne nuk e kemi bërë këtë sepse Austria nuk mban përgjegjësi si shtet për këtë, por duhet të potencohet fakti se një Konsulatë nuk është siguruar dhe tani ata e dinë se duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje zyreve tona konsullore. Ne po përpiqemi të parandalojmë akte të tilla por duket se kjo nuk mjafton”, ka thënë sot Dacic.

Po ashtu Dacic ka komentuar edhe fitoren e shqiptarëve në Mal të Zi, ku fitorja në Tuz është parë nga ai si një retorikë e Shqipërisë së Madhe.

Sipas tij thirrjet nga Prishtina pas fitores së shqiptarëve janë retoriak nacionaliste dhe fashiste.

“Kështu pra, kemi një retorikë nacionaliste dhe fashiste dhe thirrje për t’i persektuar serbët, derisa në Prishtinë vazhdon të qëndrojë problemi taksës së vendosur ndaj produkteve tona. Ndërkohë, është e habitshme se si komuniteti ndërkombëtar na kujton që duhet t’i ikim retorikës për Serbinë e Madhe duke e përmendur gjithmonë si një rrezik”, ka thënë Dacic./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button