Igli Tare: Shqipëria ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe njerëzit tanë meritojnë çdo të mirë

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka ndarë të njëjtin qëndrim me tenorin shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu lidhur imazhin negativ të akteve të dhunës në protestat e opozitës, kryesisht ajo e 16 shkurtit.

I ftuar në emisionin ‘Porta a Porta’ të gazetarit Bruno Vespa, kushtuar situatës aktuale politike në Shqipëri, Tare thotë se shpreson se opozita të kthehet në parlament dhe të zgjidhë aty problemet.

Tare: “Shpresoj që opozita të kthehet në parlament për të diskutuar problemet që kemi.

Dy ditë më parë kam lexuar një intervistë nga një artist i njohur shqiptar, i cili duke iu referuar imazhit të një gome të djegur përpara parlamentit, deklaronte se do ti duheshin të paktën 200 koncerte për të pastruar imazhin e vendit.

Mendoj të njëtën gjë, Shqipëria ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe njerëzit tanë meritojnë çdo të mirë.

Ne jemi pro Europës dhe në rritje, kështu që problemet duhet të zgjidhen në shtëpi dhe me përgjegjësi të madhe”.

Para kryeministrit Edi Rama, Igli Tare solli edhe eksperiencën e tij personale në emigracion.

Tare: “Unë fatkeqësisht nuk jam pjesë e atij brezi që erdhi direkt në Itali.

Në 1992 shkova së pari në Gjermani, hyra ilegalisht dhe kërkova rrugën për sukses.

Ardhja në Itali dhe të luaj për të ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të cilën arrita ta realizoj me kalimin e kohës.

E gjej veten shumë mirë në këtë vend.

Në të njëjtën kohë unë e dua vendin tim dhe jam i shqetësuar për atë që po ndodh.

Për ata që janë si unë dhe që janë larg nga populli ynë, imazhi që japim jashtë është shumë i rëndësishëm dhe kështu përpiqemi të bëjmë pjesën tonë.

Ne gjithashtu shpresojmë që njerëzit në Shqipëri do të jenë të përgjegjshëm sepse ka pasur progres vitet e fundit dhe ne duhet të japim një sinjal të fortë për të gjithë botën “./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Igli Tare: Shqipëria ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe njerëzit tanë meritojnë çdo të mirë
Igli Tare: Shqipëria ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe njerëzit tanë meritojnë çdo të mirë
https://2.bp.blogspot.com/-6GUPc8LEbIk/XH_3VrUGl7I/AAAAAAAAjLM/lMdxSkHEQOUJYdTnlE05YCxyN0J4JXtigCLcBGAs/s640/tare.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-6GUPc8LEbIk/XH_3VrUGl7I/AAAAAAAAjLM/lMdxSkHEQOUJYdTnlE05YCxyN0J4JXtigCLcBGAs/s72-c/tare.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/igli-tare-shqiperia-ka-vuajtur-shume-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/igli-tare-shqiperia-ka-vuajtur-shume-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy