“Keqardhje, shqiptarët ende nuk e dinë ç’do të thotë të jenë të përfaqësuar”

Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand e konsideron të pajustifikueshëm dorëzimin e mandateve nga ana e opozitës në Shqipëri, pavarësisht faktit që kritikat ndaj qeverisë sipas tij janë legjitime.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hand, një njohës i hershëm i zhvillimeve në vendin tonë, u shpreh i zhgënjyer që pas 30 vjetësh në Shqipëri vazhdojnë krizat politike dhe që qytetarët e ende nuk kanë provuar të ndjejnë se ç’do të thotë të jenë të përfaqësuar plotësisht.

Isha rishtazi në Vjenë në një takim të OSBE-së. Lulzim Basha ishte atje. Dëgjova disa nga kritikat e tij për qeverinë aktuale në Shqipëri. Dhe pavarësisht nëse isha dakord apo jo me një pjesë të atyre kritikave, nuk dëgjova që të paraqitej një situatë që do të justifikonte një bojkotim të parlamentit dhe aq më tepër që të ndërmerrej hapi i mëtejshëm i dorëzimit të mandateve dhe të bërjes së qartë që nuk do të kthehen më. Pavarësisht nëse dikush është i kënaqur apo jo me situatën tani në Shqipëri, shtrohet pyetja se në ç’drejtim do të shkohet nga kjo pikë, se çfarë të mbetet. Fakti i hidhur është se ajo që mbetet është pak a shumë protesta në rrugë, të cilat mund të shndërrohen të dhunshme dhe janë bërë të tilla deri në njëfarë mase. Dhe kjo thjesht nuk është mënyra në të cilën demokracia duhet të funksionojë

T’i etiketosh personat nga brenda partisë tënde që nuk duan të dorëzojnë mandatet dhe të largohen, t’i quash ata tradhtarë, apo t’i kërcënosh t’i përjashtosh nga partia, më duket revoltuese që të ndodhë një gjë e tillë. Ky ishte një veprim me të cilin njerëzit kanë të paktën të drejtën të mos jenë dakord”, tha Robert Hand.

Ai shtoi se nevojitet një përpjekje e bashkërenduar për të kapërcyer politikën e polarizuar që pengon kompromisin dhe të punohet se bashku që kjo të realizohet./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Keqardhje, shqiptarët ende nuk e dinë ç’do të thotë të jenë të përfaqësuar”
“Keqardhje, shqiptarët ende nuk e dinë ç’do të thotë të jenë të përfaqësuar”
https://4.bp.blogspot.com/-pHfMh1ZaZMM/XIaJ2_LSmlI/AAAAAAAAjts/zVN68ip28Sc25cpjteQFGGkRrDruytpegCLcBGAs/s640/rr-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-pHfMh1ZaZMM/XIaJ2_LSmlI/AAAAAAAAjts/zVN68ip28Sc25cpjteQFGGkRrDruytpegCLcBGAs/s72-c/rr-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/keqardhje-shqiptaret-ende-nuk-e-dine.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/keqardhje-shqiptaret-ende-nuk-e-dine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy