10 pyetje për ARRSH/ Deputetja Andia Ulliri kërkon informacion për rrugën e Rinasit: Çfarë studimesh keni bërë ju?!

Andia Ulliri, deputete e PD që mbulon edhe zonën e Rinasit, ka depozituar në Kuvend një shkresë zyrtare dhe kërkon informacion për rrugën e Rinasit. Sipas saj, ARRSH duhet të vërë në dispozicion të banorëve dhe të saj, studimet për bllokimin e lëvizjes.

“Sot kam dorëzuar në Kuvend shkresën për kërkesë informacioni drejtuar ARRSH dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi vendimin e lëvizjes me një sens në aksin Qafë-Kashar- Rrethrrotullimi Nënë Tereza – Ahmetaq.

Kërkesa e banorëve vazhdon të jetë e njëjtë. Rishikim të vendimit ku banorët e Rinasit nuk do të penalizohen dhe izolohen në sajë të lëvizjes në një sens drejtimi”, shkruan deputetja Ulliri dhe publikon dhe 10 pyetjet që i ka drejtuar ARRSH, për dijeni kryeministrit Rama dhe ministres Balluku.

Andia Ulliri ka qenë dje e pranishme gjatë protestës së banorëve të Rinasit, në ditën e dytë të bllokimit të rrugës, por ka marrë pjesë dhe sot. Gjatë gjithë kohës deputetja demokrate ka qenë krah banorëve, komunitet të cilin e përfaqëson dhe në Kuvend.

, 10 pyetje për ARRSH/ Deputetja Andia Ulliri kërkon informacion për rrugën e Rinasit: Çfarë studimesh keni bërë ju?!

Back to top button