Komandanti amerikan: Vendet e Ballkanit, shënjestër e Rusisë

Situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e Ballkanit janë shënjestra kryesore e ndikimit keqdashës të Rusisë, u shpreh komandanti i forcave të SHBA-së për Europën, Curtis M. Scaparrotti, gjatë një dëshmie para komitetit për Forcat e Armatosura të Senatit amerikan, sipas Radios ”Europa e Lirë”.

Scaparrotti, i cili gjithashtu është komandant Suprem i Aleancës së NATO-s në Europë e cilësoi Ballkanin një rajon me rëndësi strategjike përderisa ka folur para senatorëve edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet janë aktualisht në proces. Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik’’, tha gjenerali Scaparrotti, duke nënvizuar faktin se Rusia e kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran ndërkaq përmes ndihmës politike, ushtarake dhe ekonomike mundohet të ruajë ndikimin e saj në Serbi.

“Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), e cila përfshin mbi 3 500 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet tjera, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon” thekson Scaparrotti.

Ai ka folur edhe për gjendjen në Bosnje dhe Hercegovinë duke theksuar se vendi po vazhdon të punojë drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë, pavarësisht sfidave nga Republika Serbe e cila është e ndikuar nga Rusia.

Në dëshminë e tij para komitetit për Forca të Armatosura, gjenerali amerikan deklaroi se Rusia është konkurrent afatgjatë strategjik që i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën e NATO-s si kërcënim kryesor për ambicjet e saj gjeopolitike.

“Moska synon të shtrijë ndikimin në vendet periferike të saj, për të minuar solidaritetin e NATO-s dhe për të shkelur rregullat në të cilat bazohet rendi ndërkombëtar”, përfundon gjenerali amerikan Scaparrotti./a.rada/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Komandanti amerikan: Vendet e Ballkanit, shënjestër e Rusisë
Komandanti amerikan: Vendet e Ballkanit, shënjestër e Rusisë
https://3.bp.blogspot.com/-zhzXcIAOEfQ/XH_4E1LqkSI/AAAAAAAAjLU/vB3IkQkc5R4TpcChqBKdxj8t0hSlzWbLQCLcBGAs/s640/kom.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-zhzXcIAOEfQ/XH_4E1LqkSI/AAAAAAAAjLU/vB3IkQkc5R4TpcChqBKdxj8t0hSlzWbLQCLcBGAs/s72-c/kom.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/komandanti-amerikan-vendet-e-ballkanit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/komandanti-amerikan-vendet-e-ballkanit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy