“Kosova po ndikon në rritjen shumë të madhe të ndikimit rus në Serbi”

Ndikimi i Rusisë është shumë i madh dhe ai nuk është në proporcion me investime që ajo i bën në Serbi e kjo s’i ka hije një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë për FoNet analisti i zhvillimeve ndërkombëtare Boshko Jakshiq.

Ai ka vlerësuar se ndikimi rus po shtohet me shpejtësi shumë të madhe qëkur ka shpërthyer kriza e Kosovës ndërsa ka theksuar se “Kosova është alfa dhe omega e politikës së Jashtme të Serbisë.

Ka shtuar se Serbia nuk po e balancon politikën e vet ndërmjet Kremlinit, Washingtonit e Brukselit, ndërsa ka shfaqur mendimin se çdo gjë do të ndryshojë në momentin e zgjidhjes së kontestit me Kosovën dhe sapo të mbyllet ndikimi i kanalit rus.

“Atëherë entuziazmi që Rusia po e ndërton përmes pansllavizmit, panortodoksizmit duke e përdoru edhe kishën si instrument të fuqishëm për ndikimin e saj, do të venitet”, ka thënë Jakshiqi, transmeton Koha.net.

Ai parasheh se në atë rast qytetarët e Serbisë do të veprojnë përmes xhepit e jo përmes zemrës dhe atëherë do të pushojë iracionaliteti në raport me Rusinë i cili edhe po ndan Serbinë.

Jakshkiqi ka thënë se presioni i Rusisë është shtuar qëkur iu largu Mali i Zi dhe qëkur e nisi këtë rrugë edhe Maqedonia.

Pasi të largohet edhe Maqedonia, bastionet të Rusisë do të ketë vetëm në Serbi e në Republikën Serbe, ndërsa Ballkani Perëndimor do të bëhej një poligon i vogël e asaj që tashmë shumëkush e quan luftë të ftohtë, tha në fund Jakshiqi./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Kosova po ndikon në rritjen shumë të madhe të ndikimit rus në Serbi”
“Kosova po ndikon në rritjen shumë të madhe të ndikimit rus në Serbi”
https://1.bp.blogspot.com/-3IotiUWKDko/XIVW-_XTr4I/AAAAAAAAjqQ/mo93RZtW6NQQ4TBGIFTGU7BObqJN-ZTHgCLcBGAs/s640/auto_boshko1552220639-640x425.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-3IotiUWKDko/XIVW-_XTr4I/AAAAAAAAjqQ/mo93RZtW6NQQ4TBGIFTGU7BObqJN-ZTHgCLcBGAs/s72-c/auto_boshko1552220639-640x425.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/kosova-po-ndikon-ne-rritjen-shume-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/kosova-po-ndikon-ne-rritjen-shume-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy