“Kosova po shitet për një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë”

“Kosova nuk duhet të shesë sovranitetin e saj për një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë”. Ky është mendimi i Daniel Serwer, një profesor i shquar i politikave të ndërmjetësimit, i cili i ka ndjekur nga afër për më shumë se 10 vite mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi gjatë kohës që ka shërbyer si zëvendës-president në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara,

Duke folur përmes një lidhje në Skype në një konference të mbajtur të premten në Prishtinë, ish-zyrtari i lartë i Departamentin Amerikan të Shtetit theksoi se ishte kundër skenarit të shkëmbimit të territoreve, pasi sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk do të ishte efektive as për Prishtinën dhe as për Beogradin.

“Shkëmbimet territoriale janë një ide vdekjeprurëse që enden duke kërkuar viktimën e tyre të ardhshme”, thekson ai. Pra, pse po i jepet kaq shumë vëmendje për një ide vdekjeprurëse dhe pse ka kaq shumë urgjencë për arritjen e një marrëveshjeje”.

Serwer dha përgjigje se edhe përse Presidenti Thaçi, i cili e ka kundërshtuar historikisht idenë e ndarjes së Kosovës, tani ka ndryshuar mendje?

“Shpjegimi im është se ai e pa që Beogradi po përparonte duke e çuar këtë skenar në Uashington, ku edhe mori mbështetje të fuqishme. John Bolton ishte kundër pavarësisë së Kosovës dhe do të ishte i kënaqur që të shkatërronte trashëgiminë më të madhe të Klintonit”, shprehet ai. “Pra, kur Bolton tha se mbështeste idetë e ndarjes se Kosovës nëse Vuçiç dhe Thaçi arrijnë një marrëveshje, presidenti u shqetësua se pakti do përfundonte me një propozim të njëanshëm nga i cili Prishtina do të dilte e humbur: Veriu i Kosovës do të bashkohej më Serbinë, ndërkohë që shqiptarët nuk do të korrnin asnjë përfitim”, argumenton profesori i njohur.

Sipas tij, i ndodhur në këto kushte, presidenti Thaçi ftoi shqiptarët e Preshevës të bashkohet me Kosovën dhe e bëri të qartë Beogradit se nuk do të pranonte asnjë propozim të njëanshëm. “Kjo ishte mjaft e arsyeshme nga ana e tij, por kjo nuk do të thotë se në tryezën e dialogut ka një propozim të pranueshëm, apo reciprok”, thotë Serwer.

Ish-zyrtari i lartë thotë se është kundër shkëmbimeve territoriale sipas vijave etnike për një sërë arsyesh. Sipas tij, Beogradi dhe as Prishtina nuk janë në gjendje të trajtojnë të gjithë qytetarët e tyre në mënyrë të barabartë para ligjit, e cila është edhe kërkesa kryesore për anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Ata do të çojnë herët a vonë në zhvendosje masive të serbëve nga jugu i lumit Ibër dhe shqiptarëve nga Serbia”, thekson Daniel Serwer.

Ai thotë se as Gjermania, Hollanda dhe një sërë anëtarësh të tjerë të BE-së nuk do të miratojnë anëtarësimin e vendeve të përçara.

“Unë besoj se asnjë nga marrëveshjet që kam parë mund të pranohet plotësisht nga presidentët Vuçiç dhe Thaçi, apo se do të miratohen nga parlamentet në Beograd ose në Prishtinë, dhe aq më pak me një referendum në Kosovë”, thekson profesori i njohur. “Një shkëmbim territoresh do të destabilizonte Bosnjën Hercegovinën, pasi lideri i Republikës Srpska Milorad Dodik ka qenë i qartë në qëllimin e tij për t’u bashkuar me Serbinë, nëse kufijtë e Kosovës ndryshojnë”, shton Serwer.

Sipas tij, një shkëmbim territorial në Ballkan do t’i jepte edhe një armë të fortë Rusisë për pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, ndarjen e Donetskut, Luhanskit, si dhe aneksimin e Krimesë. Serwer thotë se anëtarësimi i OKB-së për Kosovën do të ishte i mundur vetëm nëse Uashingtoni do të merrte parasysh të gjitha pasojat ndërkombëtare që do të sillte ndryshimi i kufijve të saj, por asnjë prej ngjarjeve që do të pasonin këtë vendim nuk do të ishte në interes të SHBA-ve.

Por si mund ta heqë dorë Vuçiçi nga territori në jug të Serbisë, i cili është edhe rruga kryesore e vendit të tij drejt detit? Dhe si mund të heqë dorë Thaçi nga Mitrovica e Veriut dhe Trepça e Gazivoda, burimet kryesore natyrore të vendit të tij?

Serwer thotë se në Kosovë dhe Serbi kanë dal propozime ligjore se Trepça do të behet shoqëri aksionare për 99 vjet apo se Mitrovica dhe Presheva do të marrin statusin “free city”. “Por këto ide janë të rrezikshme për të qytetarët se janë afatgjata”, thotë ai. Pra përse kjo urgjencë? Unë e kuptoj pse Beogradi mund të jetë nën presion për të gjetur një zgjidhje të hershme, për të përparuar në anëtarësimin në BE. Por Kosova duhet ta dijë se sapo Serbia të hyjë në fazat përfundimtare të negociatave, do të duhet të bëjë çfarëdo që kërkojnë vendet anëtare të BE-së. Dhe një nga gjërat që ata do të kërkojnë është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Prishtinën”, argumenton Serwer.

Ai ngre po ashtu shqetësimin se disa zyrtarë në Beograd dhe Prishtinë mund të ndjejnë njëfarë urgjence për shkak të kërkesës të Presidentit Trump për organizuar ceremoninë e firmosje së marrëveshjes mes dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të isha i lumtur të shihja presidentët Vuçiç dhe Thaçi të arrin një marrëveshje herët a vonë. Kosova madje mund të dëshirojë të ofrojë koncesione për pagesën e borxhit ndaj Bankës Botërore dhe madje të përdorë ushtrinë e Kosovës edhe për mbrojtjen e serbëve në jug të Ibrit”, thotë Serwer. “Por shitja e sovranitetin për një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë do të ishte një gabim historik dhe i pafalshëm”, përfundon analisti i njohur./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Kosova po shitet për një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë”
“Kosova po shitet për një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë”
https://2.bp.blogspot.com/-u_NILUZjhqY/XIPo_r5Jl6I/AAAAAAAAjgU/ik8gddlFAQYdzem5NUHnihxA1odCPEwUACLcBGAs/s640/thaci-me-dore-ne-zemer-850x450-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-u_NILUZjhqY/XIPo_r5Jl6I/AAAAAAAAjgU/ik8gddlFAQYdzem5NUHnihxA1odCPEwUACLcBGAs/s72-c/thaci-me-dore-ne-zemer-850x450-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/kosova-po-shitet-per-nje-ceremoni-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/kosova-po-shitet-per-nje-ceremoni-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy