Matrangat, familja arbërore “molla e sherrit” mes Italisë dhe Amerikës (nga Marin Mema)

Në 1999 Hollivudi do të realizonte filmin “Vendetta”, në shqip “Hakmarrja”. Në qendër të tij është konflikti mes dy familjesh të zbritura në Shtetet e Bashkuara nga Siçilia në Itali në mesin e shekullit të XIX. Ky konflikt u pasua nga një tragjedi që ngriu marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ajo që mund të mos dini është se njëra prej familjeve mban mbiemrin Matranga dhe sipas historianëve i përket rrënjëve arberëshe.

Interesant është gjurmimi i të parëve të kësaj familje që është pjesë e këtij filmi dhe që rezulton të jetë një familje mjaft e njohur në trojet arbërore në shekujt e XII dhe XIII.

Më shumë detaje lidhur me këtë familje na jep historiani Pëllumb Xhufi i cili sqaron se Matrangat kanë qenë një familje të cilën sot e gjen në diasporën shqiptare në Greqi, në Itali, madje deri në Shtetet e Bashkuara. “Në New Orleans në SHBA, ka pasur një koloni të tërë nga Matrangat e Italisë së jugut. Pra, ishin arbëreshë të Siçilisë të cilët u vendosën në New Orleans dhe aty është shënuar një ngjarje shumë e rëndë, një konflikt që mendohet të jetë stisur nga organet drejtuese të qytetit”, sqaron Prof, Xhufi.

Pikërisht këtë ngjarje të ndodhur rreth 128 vite më parë, gazeta italiane “La Republica” e kujton si një ndër më të rëndat të ndodhura kundrejt një grupi emigrantësh siçilian. Ajo lidhet me një konflikt të fortë mes dy familjesh mafioze asaj Provenzano dhe Matranga. Historia përfshin një sërë ngjarjesh që kulmojnë në momentin kur një turmë e revoltuar thyen burgun e qytetit në 1891 dhe masakron disa prej të akuzuarve për vrasjen e një drejtuesi policie, të cilët sapo ishin shpallur të pafajshëm. Kjo ngjarje u pasua nga një tension mes Italisë dhe SHBA- ve, një marrëdhënie e ngrirë që zgjati jo pak.

Por kur datojnë rrënjët e kësaj familje arbërore e cila u kthye në një mollë sherri mes dy shtetesh…

Në dokumenta të shekujve XII dhe XIII Matrangat shfaqen në marrëdhënie të afërta me Perandorinë Bizantine, por edhe me Anzhuinët e më pas me Venedikun e Raguzën. Të dhënat qartësojnë se pronat e tyre shtriheshin në një territor të caktuar mes lumit Shkumbin dhe Seman dhe periudhën me të artë e kanë pasur gjatë themelimit të qytezës së Pirgut dhe jo vetëm.

Matrangat në dokumenta konsiderohen si zotër të Karavastasë, një zonë që kishte një aktivitet ekonomik të zhvilluar, të njohur për pasuritë pyjore, peshkim, gjah dhe gjithashtu për kuajt e famshëm, të cilët perandorët bizantin i dërgonin si dhurata shumë të çmuar.

Këto resurse ekonomike mesaduket kanë qenë thelbësore në forcimin e pushtetit të kësaj familje fisnike, nga e cila veç të tjerash dolën mjaft figura të njohura. Ata patën sukses si drejtues dhe ushtarakë të lartë në Perandorinë Bizantine dhe më i fuqishmi doli Nikollë Matranga i cili u bë një nga katër gjyqtarët e lartë të Perandorisë Bizantine. Ky gjykatës arbëror u dallua si një personalitet i pakorruptueshëm dhe vuri emër në Perandorinë Bizantine, ndonëse nuk ishte i vetmi nga kjo familje që ra në sy përgjatë historisë.

Por përtej asaj çfarë konstatohet më sipër, sot kjo familje nuk gëzon famën e shumë të tjerave, të cilat vijojnë të jenë mjaft të njohura edhe sot. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, vlerëson se kjo familje nuk ka mbetur në memorie kolektive siç mund të kenë mbetur Muzakajt, Balshajt apo edhe të tjerë. Megjithatë kjo nuk është një përgjigje përfundimtare sa kohë dokumenta të shumta nuk janë konsultuar ende.

Familja Matranga ka qenë në ato kohë, por edhe më pas, aq e fuqishme sa është e vështirë të mos jetë pjesë e të dhënave të ndryshme që dalin në vazhdimësi nga arkivat europiane e që lidhen me periudhën e Gjergj Kastriot Skënderbeut./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Matrangat, familja arbërore “molla e sherrit” mes Italisë dhe Amerikës (nga Marin Mema)
Matrangat, familja arbërore “molla e sherrit” mes Italisë dhe Amerikës (nga Marin Mema)
https://2.bp.blogspot.com/-mv3hXDKVu4A/XIanqkzepoI/AAAAAAAAjws/u1oh9wFthH4VNLLzaCJezmNyUXPfHZvxwCLcBGAs/s640/marin-mema-e1509881609354-680x365_c.png
https://2.bp.blogspot.com/-mv3hXDKVu4A/XIanqkzepoI/AAAAAAAAjws/u1oh9wFthH4VNLLzaCJezmNyUXPfHZvxwCLcBGAs/s72-c/marin-mema-e1509881609354-680x365_c.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/matrangat-familja-arberore-molla-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/matrangat-familja-arberore-molla-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy