Misteri për babanë “shqiptar” të Egjiptit modern

Askush nuk e vë në dyshim se Muhamed Aliu hodhi themelet për shtetin modern të Egjiptit, por nëse ai ishte apo jo shqiptar, dhe shumë të tjera përveç kësaj, mbeten një pikëpyetje e madhe.

Çdo histori e një personi që nga i varfër bëhet i pasur përfundon duke rënë pre e një shkalle mitimizimi, e paramenduar nga tema e saj dhe në duart e kronistëve të mëvonshëm, duke dashur të imponojë preokupimet e tyre për një përrallë të jashtëzakonshme.
>

Nga të gjitha biografitë e personazheve historike që nga askushi bëhen dikushi, pak janë më të jashtëzakonshme sesa ajo e Muhamed Aliut – një shqiptar i panjohur që planifikoi rrugën e tij nga errësira për t’u bërë “babai i Egjiptit modern”. Pasardhësit e tij do të sundonin vendin deri në vitin 1952 dhe ai do të kishte mbushur 250 vjet këtë të hënë, nëse nuk do të kishte ndërruar jetë në moshë të madhe në vitin 1849.

Por edhe pse jo të gjithë ia dalin dot mbanë pa ndihmën e askujt, siç ishte rasti i Aliut, shumë pak prej tyre janë mitimizuar në këtë pikë.

Edhe faktet më themelore të jetës së tij janë në pikëpyetje. A është vërtet këtë të hënë ditëlindja e tij e 250-të? Apo Aliu thjesht e zgjodhi datën për forcuar markën e tij personale si Napoleon Bonaparti i Perandorisë Osmane – i cili gjithashtu do të mbushte 250 vjeç këtë vit?

Askush nuk e di. A ishte ai vërtet shqiptar? Apo edhe kjo ishte një pjesë e mitimizimit nga ana e tij, e projektuar për t’i bërë thirrje ushtarëve shqiptarë nën komandën e tij? Përsëri, edhe kjo nuk dihet.

E vërteta është se nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar këto fakte minimale, thotë biografi Profesor Khaled Fahmy: “Ai nuk ishte nga një familje e njohur, kështu që nuk kishte asnjë arsye pse prindërit e tij do ta kishin shënuar lindjen e tij.”

Kurdo që të ketë lindur ai dhe kushdo të kenë qenë paraardhësit e tij, ne dimë se ai ka lindur në Kavala, 150 kilometra në lindje të Selanikut.

Ashtu si me aq shumë protagonistë të historisë, babai i tij vdiq kur ai ishte i ri, duke e lënë atë në kujdesin e guvernatorit lokal.

Po të mos ishte për pushtimin e Egjiptit nga heroi i tij, Bonaparti, në vitin 1798, historia mund të mos kishte dëgjuar kurrë për Muhamed Aliun.

Egjipti ishte i rëndësishëm për Perandorinë Osmane, kështu që kur Perandori Francez e pushtoi atë, Sulltanin e zuri paniku, shpjegon Fahmy.

Përgjigjja e tij fillestare ishte dërgimi i një ushtrie nga toka përmes Sirisë. Por ai gjithashtu dërgoi një forcë më të vogël prej rreth 4,000 forcash shqiptare nga deti që t’i bashkoheshin luftës, e cila mori një kontingjent edhe më të vogël në qytetin e lindjes së Aliut në Kavala.

Muhamed Ali është pjesë e kësaj force dhe pika më e hershme kur ne fillojmë të dëgjojmë për të në të dhënat është në lidhjen e tij me këtë kontingjent të madh shqiptar,” tregon Fahmy.

Në mes të rrugës përmes Mesdheut, udhëheqësi i kontingjentit shqiptar vdiq dhe komandanti i dytë i tij u zhduk menjëherë pas mbërritjes në tokë. Kjo bëri që Aliu të merrte në duar drejtimin e njerëzve.

Në varësi të personit që tregon historinë, është pikërisht në atë moment që Aliu fiton identitetin e tij shqiptar, ose atë identitet që e katapulton atë drejt madhështisë.

Duke shkruar në vitin 1984, dijetari i Universitetit të Kalifornisë Ali Afaf Lutfi Sayyid-Marsot nuk kishte asnjë dyshim për origjinën shqiptare të Aliut.

Për shkak të karakterit fisnor të trupave shqiptare dhe humbjes së zyrtarëve të tyre të lartë, këto trupa s’mund t’i udhëhiqte asnjë tjetër përveç një shqiptari,” shkroi ai.

Kjo, si dhe cilësitë dhe karizma e tij, ndihmuan në rritjen e shpejtë të Muhamed Aliut,” shtoi ai.

Një shkrimtar i paidentifikuar për edicionin e vitit 1841 të Blackwood’s Edinburgh Magazine është po aq i sigurt për trashëgiminë shqiptare të Aliut.

Ai e përshkroi atë si “një shqiptar. Raportet e përgjithshme që e përshkruajnë atë si një lypës, një skllav, apo një portier janë të gabuara.”

Shkrimtari pohoi se para vdekjes së tij, babai i Aliut kishte qenë një oficer ushtarak që patrullonte rrugët rreth Kavalës.

Fahmy, nga ana tjetër, beson se këto rrënjë shqiptare janë një pjesë klasike e mitimizimit të Aliut – jo më reale sesa viti i lindjes që ai pretendoi se e kishte të njëjtë me Napoleonin.

Kur lidershipi i forcës shqiptare rikthehet tek Aliu, ai bëhet i lidhur me ta,” thotë ai.

Ai përfiton nga kjo, sepse ata janë kaq të frikshëm, dhe pas largimit të francezëve dhe britanikëve dhe ushtria zyrtare e Sulltanit tërhiqet, ky kontingjent shqiptar bëhet në të vërtetë forca e vetme ushtarake në Egjipt. Pra, ai kapet pas tyre sepse ai mendon se diçka është në lëvizje dhe ai lidhet thellë me ta dhe unë mendoj se pikërisht këtu fillon edhe lidhja.”

Një shtëpi e Mehmet Aliut – Muhamed Ali Pashës (1769-1849), në Kavala (Greqi). Foto: Wikipedia/Marsyas

Çelësi i karakterit të Aliut, thotë Fahmi, është mrekullia dhe ankthi që ai ndjeu kur erdhi në Egjipt në 1801.

Kthimi pas në Kavala pasi pa pasurinë e ishte e paimagjinueshme,” thotë ai. Kështu që ai filloi të vendosej atje. Duke e ditur se Perandoria Osmane ishte në rënie, Aliu nuk i lidhi me të ambiciet e tij. “Unë jam shumë i vetëdijshëm se Perandoria po shkon dita ditës drejt shkatërrimit,” shkroi ai. “Mbi rrënojat e saj, unë do të ndërtoj një mbretëri të madhe.”

Kjo është pikërisht ajo që ai bëri, aq me sukses saqë pasardhësit e tij do të mbretëronin mbi Egjipt deri kur monarkia u hoq në vitin 1952.

Njëri prej këtyre mbretërve, Mbreti Fuad I, udhëtoi më vonë në Europë për të mbledhur mbështetje për një përpjekje të dështuar për fronin shqiptar kur vendi fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane në fund të luftërave ballkanike të 1912-1913, sipas historianit Robert Elsie.

Por, para se nipërit e tij të mund të bëheshin mbretër, Aliu duhet të ndërtonte mbretërinë e tij.

Për ta bërë këtë, ai kishte nevojë për një ushtri, madje një ushtri moderne. Por ushtritë nuk mund të rriten në një vakum, shpjegon Fahmy.

Ndërtimi i një ushtrie kërkon shkolla, të cilat kanë nevojë për një shtëpi botuese. Dhe për të pasur ushtarët e duhur, ju duhet një shërbim shëndetësor, i cili kërkon mjekë, të cilët kanë nevojë për trajnim; që bëhet më mirë në vend, që ka nevojë për një shkollë mjekësie, e cila ka nevojë për libra, të cilët duhen përkthyer, të cilat kanë nevojë për ekspertizë tjetër,” thotë ai. “Pak nga pak, 40 vjet më vonë, Egjipti modernizohet.”

Aksidentalisht ose me plan, Aliu e solli Egjiptin në shekullin e 19-të dhe në proces e sipër, “ndryshoi strukturën e Perandorisë Osmane më shumë se çdo faktor tjetër për 500 vjet”.

Ndërsa Aliu ishte larg nga i vetmi subjekt osman për të bërë një përpjekje për pavarësi në vitet e muzgut të perandorisë, ai ishte unik në mënyrat që ai përdori për të siguruar pushtetin e tij dhe në suksesin e tij për ta bërë këtë, thotë shkencëtari politik Jasmin Mujanoviç.

Ai kuptoi se Perandoria Osmane nuk ishte më ajo që ishte dikur, por ai po merr një qëndrim pak më të ndryshëm, ai është më progresiv, duke futur të gjitha këto reforma sociale dhe politike që kishin një trashëgimi të qëndrueshme,” thotë Mujanoviç.

Por ai e bën këtë kryesisht për të mbështetur pushtetin e tij, si shumë njerëz të mëdhenj në të gjithë perandorinë, duke u përpjekur të kuptojë një mënyrë për të krijuar burime lokale alternative të pushtetit për t’i lejuar ata të mbijetojnë në këtë periudhë krize.”

Aliu është pjesë e një “libri strategjish” nga i cili liderët e Ballkanit vazhdojnë të veprojnë, thotë Mujanoviç, në të cilin “një nga momentet thelbësore për ta është kur perandoria është në krizë”.

Ndër liderët aktualë në Europë, Mujanoviç identifikon Milo Djukanoviçin e Malit të Zi dhe Bakir Izetbegoviçin e Bosnjës si pjesë të kësaj shkolle mendimi, duke bërë të fortin kundër njëri-tjetrit për avantazh rajonal.

Nëse është e nevojshme të luaj euro-atlanticistin, do ta luaj. Nëse është e nevojshme të jem mik i Kremlinit për një kohë të gjatë, ashtu qoftë. Por loja është gjithnjë në thelb lokale dhe kjo daton që nga periudha e gjatë e rënies së Perandorisë Osmane nga fundi i shekullit 18-të deri në shekullin e 19-të,” thotë ai.

Perandoria Osmane është në rënie më të gjatë sesa ekzistojnë shumica e perandorive, kështu që ka një periudhë shumë të gjatë të mësuarit derisa Perandoria Austro-Hungareze të vijë në Ballkan dhe të jetë përsëri në rënie. Kështu që e merrni këtë kujtesë institucionale si të bëni xhudo politike, duke e shtyrë kundërshtarin tuaj në drejtimin që dëshironi që ai të shkojë.”

Mujanoviç thotë se nuk “sugjeron që Djukanoviç ka një biografi të Muhamed Aliut në tryezën e tij, por ekziston një lloj metodologjie e gjerë politike që këta sundues kishin tradicionalisht sepse janë ekspozuar ndaj kushteve shumë të ngjashme politike dhe kjo është një njohuri politike që është trashëguar nëpër breza.

Edhe pse mund të na duket e çuditshme, ka më shumë ngjashmëri sesa dallime midis mënyrës si silleshin elitat historike të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme dhe mënyrës se si sillen elitat bashkëkohore.”

Ajo që e dallon Aliun nga shumë liderë të tjerë bashkëkohorë rajonalë, si edhe nga rebelët bashkëkohorë osmanë, është mungesa e tij totale e ideologjisë nacionaliste.

Ai nuk zgjodhi ta ndërtonte mbretërinë e tij në Shqipëri, vendin e trashëgimisë së tij, apo në Greqi, vendi i tij i lindjes.

Në vitin 1827, ai ndërhyri në Luftën Greke për Pavarësi në anën e osmanëve, duke sakrifikuar flotën e tij në këtë proces.

Gjithsesi, ai do të kthehej kundër Perandorisë Osmane dhe për pak e mori atë vetë.

Portret i Muhamed Aliut. Foto: Wikipedia.

Në fillim të viteve 1830, djali i Aliut, Ibrahim Pasha, udhëhoqi ushtrinë e modernizuar të Egjiptit vetëm pak ditë larg Konstandinopojës.

Diplomati francez dhe aventurier Baron de Bois-le-Comte e arriti ushtrinë në avancim dhe shkoi në çadrën e Ibrahimit për një intervistë.

Sipas një libri të botuar më vonë nga Bois-le-Comte, Ibrahimi pretendoi se gjyshi i tij ishte nga Anadolli dhe kishte mbërritur në Kavala pasi ishte larguar për shkak të një grindje familjare, ndërsa gjyshja e tij kishte lindur në Drama, një qytet i vogël në veri të vendlindjes së Aliut në Greqinë e ditëve të sotme.

Marshimi i Aliut drejt Konstandinopojës përfundimisht u ndalua nga Rusia, gjë që e detyroi atë të ulej në tryezën e negociatave, ndonëse e la atë dhe pasardhësit e tij me një mbretëri të konsiderueshme që do të zgjaste më shumë se një shekull.

Pavarësisht nëse Ali ishte apo jo vërtet shqiptar, shumë nga trashëgimia e tij ishte e tillë. Pasi monarku i parë dhe i fundit i Shqipërisë, Mbreti Zog, u largua pas ardhjes në pushtet të komunizmit, pasardhësi i Aliut, Mbreti Faruk, e ftoi Zogun të vendosej në Egjipt, ku ai qëndroi për gati një dekadë.

Në një nivel më njerëzor, pas barit La Grotta, në kryeqytetin de facto të Ramallahut të Palestinës, varet një flamur shqiptar.

I pyetur se ç’donte aty flamuri në vitin 2017, pronari i barit, Shadi Zaqtan, shpjegoi se paraardhësit e tij ishin midis 4,000 ushtarëve që kishin kaluar Mesdheun me Aliun në fillim të shekullit të 19-të.

Ndërsa Zaqtan nuk di asnjë fjalë shqip, ai gjithsesi mban në qafë me një zinxhir një medaljon të një shqiponje të zezë me dy koka në një sfond të kuq.

Përveç lidhjeve të përzemërta mes familjeve mbretërore dhe pemëve familjare të panjohura, trashëgimia reale e Aliut është Egjipti modern.

Pa përpjekjen e tij unike për të mbijetuar dhe lulëzuar në mes të perandorisë osmane në shkatërrim e sipër, shteti modern kombëtar i Egjiptit siç ne e njohim sot mund të mos kishte ekzistuar kurrë.

“Mbijetesa e tij deri në fund është dëshmi e gjenialitetit të tij politik,” thotë Mujanoviç.

Autor: Jack Davies | BIRN/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Misteri për babanë “shqiptar” të Egjiptit modern
Misteri për babanë “shqiptar” të Egjiptit modern
https://3.bp.blogspot.com/-3EoViJsrswk/XH2QChoSF7I/AAAAAAAAjDc/VqEf-OauoqUaZjlxfNs58EXMVdtgCo_ygCLcBGAs/s640/880px-Jean-Fran%25C3%25A7ois_Portaels_-_Sketch_for_the_portrait_of_Muhammad_Ali_viceroy_of_Egypt-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-3EoViJsrswk/XH2QChoSF7I/AAAAAAAAjDc/VqEf-OauoqUaZjlxfNs58EXMVdtgCo_ygCLcBGAs/s72-c/880px-Jean-Fran%25C3%25A7ois_Portaels_-_Sketch_for_the_portrait_of_Muhammad_Ali_viceroy_of_Egypt-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/misteri-per-babane-shqiptar-te-egjiptit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/misteri-per-babane-shqiptar-te-egjiptit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy