Mjekët thanë se s’do jetonte më shumë se 8 vite, historia e fëmijës shqiptar që po dëbohet nga Suedia

Familja e 13-vjeçarit Edion Bajraktari, i cili vuan nga autizmi, po kërkon ndihmë në Suedi, pasi në vendin tonë nuk i ishte ofruar kujdesi i duhur mjeksor.
Por Këshilli i Migracionit suedez, ka lëshuar një urdhër dëbimi për familjen shqiptare.

Evri Bajraktari, 54 vjeç, nëna e 13-vjeçarit mundohet t’i lehtësojë dhimbjen të birit, si dhe kujdeset për të. Ai dëshiron ta përqafojë nënë e tij. Ai nuk flet, por pëlqen të shikojë Tom dhe Jerry dhe të dëgjojnë këngë shqiptare në celular.

Përveç autizmit Edioni vuan edhe nga “hydrocephalus”, uji në kafkë. Kur ishte 8-muajsh atij iu bë një ndërhyrje në kokë, pasi i mblidhte ujë. Nëna e Edionit, Evri dhe vajza e saj Adana thonë se 13-vjeçarit nuk i është ofruar kujdesi i duhur mjekësor në Shqipëri. Por Bordi i Migracionit në Suedi thonë se kjo nuk është një arsye e mjaftueshme që familja të lejohet të qëndrojë.

Mjekët në Shqipëri i kishin thënë Evrinit dhe ish-burrit të saj se Edioni do të jetonte deri në moshën 8-vjeçare. Familja Bajraktari vendosi të shkonte në Suedi, ku dëgjoi se njerëzit me aftësi të kufizuara mund të merrnin ndihmë. Kur shkuan atje në vitin 2012, Edioni ishte shtatë vjeç dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Atij iu bë një tjetër ndërhyrje në kokë dhe mjekët i thanë se do e ndihmonin të mbijetonte.

“Në Shqipëri mjekët na thanë të mos shpenzoni para për ta operuar sepse ai do vdesë. Si mund t’i thuhet një nëne dhe babai që po luftonin për jetën e djalit të tyre kështu? Në Suedi kemi shpresa të reja”, thotë motra e Edionit, Adana, 24 vjeç.

Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Disa ditë në javë Edioni

shkon në shkollën speciale në Finspång dhe nëna e tij Evri pushon. Përndryshe, ajo kujdeset për të gjatë gjithë kohës.

“Ai dëshiron të jetojë jetën, të shkojë në shkollë dhe të marrë trajnim. Kështu ai është i lumtur”, thotë Evri.

Familja ka aplikuar për azil për shkak të gjendjes shëndetësore të Edionit, por u është refuzuar. Mënyra e tij e të menduarit nuk konsiderohej kërcënuese për jetën dhe Këshilli Suedez i Migracionit deklaroi se gjendja e tij mund të trajtohet edhe në Shqipëri. Në vitin 2016, ata u zgjuan në mes të natës nga oficerët e policisë të cilët do t’i shoqëronin me aeroplan për në Shqipëri. Në aeroportin e Tiranës, ata kërkuan kujdes special për Edionin, por u refuzuan kur stafi i ambulancës pa gjendjen e tij. Ata u kthyen në Suedi dhe kërkuan përsëri azil.

Evri ka një certifikatë nga spitali i Tiranës se ata nuk mund të ofrojnë kujdesin për djalin e saj. Dokumentet nuk kanë mjaft vlerë provuese, sipas Bordit Suedez të Migracionit.

“Ne kemi bërë gjithçka mundëm, kemi marrë një vërtetim nga drejtori i spitalit dhe zyrtari kryesor mjekësor. Unë nuk e kuptoj se si këto dokumente zyrtare nuk pranohen”, thotë avokati i familjes, Peter Nordström.

Ai pret që së shpejti të marrë një po ose jo për rastin e familjes. Nëse caktohet përsëri dëbim, familja mund të zgjohet edhe një herë në mesin e natës nga policia dhe të vendoset në një aeroplan për në Shqipëri. Deri atëherë, ata vazhdojnë të luftojnë, dhe madje i janë bërë thirrje Princit Daniel për t’i ndihmuar.

“Në Shqipëri nuk do të marrë asnjë kujdes. Ndihemi sikur po presin ditën kur do na ndalojë frymëmarrja”, thotë Adana. Bordi i Migracionit ende nuk ka marrë qëndrim nëse do të thotë po ose jo për rastin e familjes Bajraktari.

“Nuk e kam ide se kur mund të vijnë vendimi, por unë e di se ende nuk janë marrë vendime lidhur me rrethanat e reja që janë paraqitur”, thotë për mediat suedeze zyra për shtyp në Këshillin e Migracionit në Aftonbladet./abcnews/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mjekët thanë se s’do jetonte më shumë se 8 vite, historia e fëmijës shqiptar që po dëbohet nga Suedia
Mjekët thanë se s’do jetonte më shumë se 8 vite, historia e fëmijës shqiptar që po dëbohet nga Suedia
https://4.bp.blogspot.com/-wXFQoK_d_n4/XH1zRyGTShI/AAAAAAAAjBM/gjyxHLQpJUUDNlvY-Cwi69kkFMrBGla2wCLcBGAs/s640/screenshot-8_1551683593-7592348.png
https://4.bp.blogspot.com/-wXFQoK_d_n4/XH1zRyGTShI/AAAAAAAAjBM/gjyxHLQpJUUDNlvY-Cwi69kkFMrBGla2wCLcBGAs/s72-c/screenshot-8_1551683593-7592348.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/mjeket-thane-se-sdo-jetonte-me-shume-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/mjeket-thane-se-sdo-jetonte-me-shume-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy