“Në Shqipëri punoja shitëse, në Gjermani po shkoj për profesionin tim”

Inva 24-vjeçare nga Fieri ka studiuar infermieri në Tiranë.

“Punova për një vit e gjysmë në butik si shitëse dhe po mësoja edhe gjuhën, ndërkohë që një mikja ime më pas u bë shkak që nisa punë në profesion si ndihmës anesteziste në sallë operacioni, në një klinikë private, ku punova për një vit”, tregon Inva.

Inva është në ditët e fundit të përgatitjeve, pasi ka lidhur kontratë pune me një klinikë private në Gjermani: “Nisem në 23 mars dhe jam e përgatitur shpirtërisht që të nis një jetë të re”.

Në Shqipëri ka marrë një pagesë prej 300 mijë lekësh (të vjetra), ose rreth 200 euro, ndërsa në klinikën gjermane do të paguhet me 2500 euro në muaj.

“Njoh shumë shokë e shoqe që kanë ikur apo janë në procedura e sipër për një pagë, jetesë, për fëmijët dhe për t’u vlerësuar profesionalisht”, shprehet Inva.

Edhe i fejuari i Invës ka aplikuar për punë në Gjermani: “Ai është IT dhe po mëson dhe nëse nuk lidh kontratë pune ai, do ta tërheq unë”.

Të bën përshtypje se sa e vendosur është që të nisë jetën e re nga e para në një shtet të huaj: “Unë do t’ia dal. E di që nuk është fushë me lule, por do ia dal”.

Inva dhe i fejuari i saj i përkasin atij grupi shqiptarësh të arsimuar dhe me një profesion të mirë që po largohen më së shumti në emigrim. Ata janë shembulli se drejt Perëndimit nuk po ikin në shumicë më të varfërit dhe të papunët, si dikur drejt Greqisë dhe Italisë, por ata që kanë një punë, por kërkojnë një standard më të mirë për veten e tyre dhe fëmijët që duan të rrisin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Në Shqipëri punoja shitëse, në Gjermani po shkoj për profesionin tim”
“Në Shqipëri punoja shitëse, në Gjermani po shkoj për profesionin tim”
https://1.bp.blogspot.com/-UTx6ewOvqSw/XIFdvbc8gUI/AAAAAAAAjT8/_XnhAIBbFaQaCpXxzzSEmwk4STw-oN5xACLcBGAs/s640/auto_screenshot-2_1551960688-43635241551963020.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-UTx6ewOvqSw/XIFdvbc8gUI/AAAAAAAAjT8/_XnhAIBbFaQaCpXxzzSEmwk4STw-oN5xACLcBGAs/s72-c/auto_screenshot-2_1551960688-43635241551963020.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/ne-shqiperi-punoja-shitese-ne-gjermani.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/ne-shqiperi-punoja-shitese-ne-gjermani.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy