Nuk blen njeri por çmimet janë rritur me 40%, çfarë ndodh me tregun e shtëpive në Tiranë

Shtimi i lejeve të ndërtimit ka rritur ofertën për apartamente të reja në Tiranë, ndërkohë që sipas agjencive imobiliare paralelisht janë rritur edhe çmimet e shitjes së banesave me 30-40% krahasuar me 5 vite më parë.

Lefter Sila, agjent imobiliar, thotë se rritja e ofertës nuk po shoqërohet me rritje të shitjes së banesave: “Ajo që vëmë re më shumë është se nëqoftëse e krahasojmë me periudhën para shumë vitesh, apartamentet në një pallat shiteshin kur pallati ishte në gjendje karabina, tani mbarojnë pallatet e reja dhe vërehet që ka apartamente akoma pa shitur”.

Edhe për ndërtuesit tregu është i frenuar. Luigj Aleksi nga Shoqata e Ndërtuesve tha: “Për mua është pothuajse i ndalur, janë sporadike ato shitje eventuale që mund të ndodhin”.

Kostot për ndërtimin e banesave janë rritur me 1% në 3-mujorin e fundit 2018, sipas INSTAT, por për ndërtuesit çmimet e larta të shitjes së apartamenteve lidhen me barrën fiskale.

“Është rritur taksa e infrastrukturës në mënyrë skandaloze. Për Tiranën paguhet 8% e çmimit të shitjes, 35% e merr pronari i truallit, është taksa e solidaritetit, ose taksa e sociales që ndikon gati në 20-25% të fitimit që merr subjekti, është taksa e dherave që është shtuar tani së fundmi, që është edhe ajo gati 3% e kostos së ndërtimit”, shpjegon Aleksi.

Taksat, sipas ndërtuesve, do të shkojnë si kosto e çmimit final të shitjes që paguhet nga konsumatori, kurse për agjencitë imobiliare çmimet e banesave do të jenë më reale pas disa viteve: “Meqënëse ka akoma pa shitur, unë mendoj se koha do ta tregojë për 2-3 vjetët e ardhshëm se si do të jetë më reale gjendja”./tch/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nuk blen njeri por çmimet janë rritur me 40%, çfarë ndodh me tregun e shtëpive në Tiranë
Nuk blen njeri por çmimet janë rritur me 40%, çfarë ndodh me tregun e shtëpive në Tiranë
https://3.bp.blogspot.com/-ybP15RM2z88/XH6nKF_T31I/AAAAAAAAjFY/pAWqWaJnDPEgajVBrtRdBOg419lNE121gCLcBGAs/s640/screenshot-12_1551795977-2433557.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-ybP15RM2z88/XH6nKF_T31I/AAAAAAAAjFY/pAWqWaJnDPEgajVBrtRdBOg419lNE121gCLcBGAs/s72-c/screenshot-12_1551795977-2433557.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/nuk-blen-njeri-por-cmimet-jane-rritur.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/nuk-blen-njeri-por-cmimet-jane-rritur.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy