Organizimi ushtarak shqiptar në prag të ardhjes së Wied-it

Në prag të ardhjes së Wied-it në Shqipëri, siç u theksua edhe më sipër, vetëm qeveria e Vlorës kishte një forcë ushtarake, me një ministri lufte si edhe një shtab madhor që drejtonte ushtrinë, e cila gjithsesi ishte në fazën e saj të formatimit. Megjithatë, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, kjo forcë ushtarake qëndronte nga pikëpamja organizative më pranë armës së xhandarmërisë sesa të një ushtrie. Ish oficeri i ushtrisë austro-hungareze, togeri Leon De Ghilardi, kishte ngritur në Vlorë një grup mitraljer, të përbërë nga mitralozë dhe një njësi këmbësorie, me rreth 300 burra.

Vlerësuar në përgjithësi, në Shqipërinë e kësaj kohe, organizimi ushtarak përbëhej nga xhandarmëritë e qeverive lokale, ish anëtarët e ushtrisë turke dhe popullsia e aftë për mobilizim. Sipas Ulmansky-t, numri i përgjithshëm i xhandarëve të gjithë qeverive lokale së bashku, ishte rreth 2000 burra. Mosha e tyre shkonte deri në 40 vjeç. Ata ishin të armatosur me mauzerë të prodhimit turk, shumica e të cilëve ishin ruajtur që nga koha e shërbimit në ushtrinë turke.

Por, ndërmjet tyre kishte diferenca shumë të mëdha në pikëpamje të stërvitjes, përgatitjes dhe perceptimit të tyre ndaj shërbimit. Për këtë arsye, kjo forcë xhandarmërie nuk mund të përdorej nga Wied-i si një forcë ushtarake e unifikuar. Në sytë e Ulmansky-t edhe oficerët shqiptarë që kishin shërbyer në ushtrinë turke nuk duhej të merreshin në konsideratë nga Wied-i për krijimin e ushtrisë shqiptare. Ndër të tjera, ai raportonte se: “Numri i ish oficerëve turq në Shqipëri (nënkupton oficerët shqiptarë që kishin shërbyer në ushtrinë turke-M.K) duket të jetë tepër i vogël. Secili prej tyre, me të cilin unë pata rastin të bisedoj, më krijoi përshtypjen më të keqe të mundshme dhe unë besoj që përfshirja e tyre në ushtrinë e ardhshme shqiptare duhet të evitohet me çdo kusht”.

Ky konstatim, sado i ashpër në dukje, mund të konsiderohet, në një farë mase, i drejtë, nëse kemi parasysh se pjesa më e madhe e oficerëve dhe ushtarëve shqiptarë që kishin shërbyer në ushtrinë turke nuk kishin kryer detyra të rëndësishme. Madje, kjo gjë bëhej jo pa qëllim nga turqit, të cilët nuk u besonin ushtarëve shqiptarë dhe nuk i përfshinin ata në programet përgatitore e stërvitore, duke i lënë ata në prapavijë si roje, punëtorë, etj.

Gjashtë muaj mbretërim

Pasi Wied-i mori nga Fuqitë e Mëdha një paradhënie prej 10 milionë frangash, më 7 mars 1914, ai zbriti në Durrës, ku u prit me nderime të mëdha. Vetëm pas mbërritjes në Durrës, ai e kuptoi seriozitetin e situatës në të cilën gjendej. Fillimisht, ai duhej të zgjidhte tre detyra të rëndësishme, të cilat ishin organizimi i administratës, problemi i financave dhe çështja epirote.

Në postin e kryeministrit, ai zgjodhi shqiptarin 75-vjeçarTurhan Pasha, një ambasador dhe diplomat në pension i Perandorisë Osmane. Kjo kandidaturë iu propozua atij prej Italisë dhe Austro-Hungarisë. Pasi Turhan Pasha u sigurua për lidhjen e pensionit të tij, ai e pranoi detyrën e ofruar. Turhan Pasha ishte një politikan me përvojë por, siç do ta tregonte edhe koha, i papërshtatshëm për këtë detyrë. Ai nuk kishte jetuar në Shqipëri dhe nuk e njihte realitetin e politikës shqiptare. Në këtë situatë të vështirë dhe me probleme të shumta, përkrah Wied-it do të kishte qenë më i vlefshëm një person energjik dhe i vendosur sesa një politikan i tillë. Madje, ai nuk fliste e shkruante shqip.

Më tej, duhet të formoheshin ministritë dhe administrata e tyre. Por edhe krijimi i xhandarmërisë, centralizimi i financave si edhe njohja e vendit qëndronin në agjendën ditore të princit. Që në ditët e para të qëndrimit në Durrës, Wied-i duhet ta ketë kuptuar që ai nuk mund të sundonte dot gjatë në këtë vend.

Kushtet dhe situata në të cilën Fuqitë e Mëdha vendosën të krijojnë Shqipërinë ishin shumë më të pafavorshme sesa në vendet e tjera të Ballkanit. Zhvillimi i vonuar social-ekonomik i vendit, niveli i lartë i analfabetizmit, heterogjeniteti fetar, prania e elitës shqiptare të brumosur me mentalitet turk, mungesa e infrastrukturës dhe prapambetja e shoqërisë shqiptare si edhe konfliktet e armatosura me vendet fqinje e bënin të pamundur krijimin e kushteve normale nga qeveria e përkohshme.

Në pamje të parë, pasi mori këstin e parë të ndihmës nga Fuqitë e Mëdha, u krijua përshtypja se Wied-i mund të fillonte punën për organizimin e shtetit të tij. Por, nëse i referohemi shtypit italian të kohës, shikojmë se Wied-i, nga shuma që mori nga Fuqitë e Mëdha si paradhënie, rreth 800.000 i përdori menjëherë për të shlyer borxhet e tij të vjetra, rreth 1.5 milionë franga i harxhoi për ngritjen e oborrit të tij dhe me pjesën e parave që i teproi duhej të organizonte administratën e tij civile dhe ushtarake./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Organizimi ushtarak shqiptar në prag të ardhjes së Wied-it
Organizimi ushtarak shqiptar në prag të ardhjes së Wied-it
https://1.bp.blogspot.com/-zaCH0lHRQXU/XIgjd8ubXwI/AAAAAAAAj6g/W_FKk-6OQU8_BL-DkUWcsZCiUh1B7hi6QCLcBGAs/s640/Screenshot_424-640x356%2B%25281%2529.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-zaCH0lHRQXU/XIgjd8ubXwI/AAAAAAAAj6g/W_FKk-6OQU8_BL-DkUWcsZCiUh1B7hi6QCLcBGAs/s72-c/Screenshot_424-640x356%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/organizimi-ushtarak-shqiptar-ne-prag-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/organizimi-ushtarak-shqiptar-ne-prag-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy