“Pala e Kosovës të përgatitet për kompromise të dhimbshme”

Bota demokratike nuk lejon që Kosova të dështoj si projekt, por për fat jo të mirë në momente të caktuara duhet të jemi të vetëdijshëm që na bëhen padrejtësi qe përkundër dhimbjes duhet t’i tejkalojmë. Kështu ka deklaruar njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

“Argumentet faktike dhe historike tregojnë që e drejta ka qenë dhe është për Kosovën, por gjatë administrimit nga Serbia për afër një shekulli ka bërë që në nivel ndërkombëtar Serbia të paraqes Kosovën si pjesë përbërëse të saj, mirëpo fati ishte në fatkeqësi që marrja përfundimisht e të gjitha të drejtave në vitet e 90’ta si dhe krimet në luftën e fundit zgjoi boten demokratike duke intervenuar edhe ushtarakisht”, ka thënë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, përkundër padrejtësive të mëdha që bëhen ndaj Kosovës, vendi asnjëherë nuk guxon ta rrezikojë partneritetet me fuqitë e mëdha.

“Pra, edhe për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare Kosova është një shembull në vete siç është quajtur sui-generis si nga aspekti i çlirimit dhe shtet-nderimit ishte faktor Bashkimi Evropian dhe SHBA. Kështu që bota demokratike nuk lejon që Kosova të dështoi si projekt por për fat jo të mirë në momente të caktuara duhet të jemi të vetëdijshëm që na bëhen padrejtësi qe përkundër dhimbjes duhet t’i tejkalojmë, sepse ne nuk guxojmë të humbim miqësinë me perëndimin. Edhe pse Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 këto dhjet vite treguan që nuk mjafton vetëm ky numër i njohjeve sepse mungesa e ulëse në Kombet e Bashkuar tregoi që ishim në disfavor ndaj Serbisë duke dështuar anëtarësimin në shumë organizata me rendësi për shtetësinë dhe ekonominë e Kosovës”.

Kadriaj nënvizon se kërkimfalja nga Serbia dhe obligimet tjera të luftës konsideron se Kosova mund t’i kërkojë më lehtë në momentin e sigurimit të ulëses në Kombet e Bashkuara.

“Pamarre parasysh që e drejta është në anën e Kosovës koha dëshmoi që vendi ka nevojë për njohje edhe nga Serbia sepse kjo krijon siguri për një pjesë të shteteve që hezitojnë të na njohin kështu që në momentin e njohjes largohen të gjitha hezitimet ndaj Kosovës si realitet. Pra, pala e Kosovës duhet të përgatitet që mund të ketë kompromise të dhimbshme marrëveshja përfundimtare me Serbinë, por Kosova ka nevojë për njohje edhe nga Serbia edhe për hir të ardhmes së vet si shtet ndërsa kërkimfalja nga Serbia dhe obligimi ndaj dëmeve të luftës si dhe në njerëz dhe anën ekonomike mendoj që Kosova mund t’i kërkoj me lehtë në momentin e sigurimit të ulëses në Kombet e Bashkuara sepse ka shumë raste që ende gjykohen shtetet dhe marrin obligime për dëmet e shkaktuara gjatë luftës së dytë botërore”, ka përfunduar njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Pala e Kosovës të përgatitet për kompromise të dhimbshme”
“Pala e Kosovës të përgatitet për kompromise të dhimbshme”
https://3.bp.blogspot.com/--uZ2w8UHXaI/XIAKqqtsq4I/AAAAAAAAjN4/8NmKqpEPF-MQm85KJD8288tZw6WUoAqugCLcBGAs/s640/auto_auto_Hashim_Thaci_Aleksandar_Vuciq_-_European_Forum_Alpbach_-_Andrei_Pungovsch15455592811551882181.jpg
https://3.bp.blogspot.com/--uZ2w8UHXaI/XIAKqqtsq4I/AAAAAAAAjN4/8NmKqpEPF-MQm85KJD8288tZw6WUoAqugCLcBGAs/s72-c/auto_auto_Hashim_Thaci_Aleksandar_Vuciq_-_European_Forum_Alpbach_-_Andrei_Pungovsch15455592811551882181.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/pala-e-kosoves-te-pergatitet-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/pala-e-kosoves-te-pergatitet-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy