Pensionet e shqiptarëve, drejt zgjidhjes problematika me Greqinë, Italinë dhe SHBA-të

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka firmosur një numër marrëveshjesh mbi njohjen e pensioneve me disa vende kyç të Bashkimit Europian. Megjithatë, marrëveshjet me vendet ku jetojnë më shumë shqiptarë, si Italia, Greqia, SHBA, Kanadaja apo Anglia kanë ngecur.

Në rastin e Italisë, ekziston një dakordësi në parim, për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për rreth 240 mijë shqiptarë, që kanë derdhur kontribute të rregullta në këtë vend. Mbi bazën e ligjit Italian, të gjithë ata që kanë derdhur kontribute për mbi 10 vjet përfitojnë të paktën një pension minimal prej 460 eurosh, i cili pas marrëveshjes mund të tërhiqet edhe në Shqipëri.

Sa i përket Greqisë, negociatat gjatë viteve të fundit kanë qenë më të vështira, për vetë situatën e ndërlikuar financiare që po kalon vendi fqinj. Për të zgjidhur këtë situatë, Shqipëria për herë të parë ka emëruar një Koordinator Kombëtar për Çështjen e Pensioneve, që është njëkohësisht edhe një prej zëvendësministrave të Punëve të Jashtme.

Kjo risi u bë e ditur gjatë punimeve të Samitit të Dytë të Diasporës, të mbajtur në Tiranë midis dative 28 shkurt-3 mars. Detyra e posaçme e koordinatorit do të jetë që të shtyjë përpara negociatat, për të bërë të mundur arritjen sa më të shpejtë të kësaj marrëveshje me vendet përkatëse.

Në fokusin e koordinatorit, do të jetë në radhë të parë Italia dhe Greqia, dy vendet me më shumë popullsi shqiptare, por edhe vende të tjera kyçe, si SHBA-të, Kanadaja apo Anglia. Njohja e pensioneve, do të sillte përfitime të mëdha për të gjithë emigrantët tanë që arrijnë moshën e pensionit, duke shërbyer edhe si një incentivë e rëndësishme për rikthimin e tyre në atdhe në të ardhmen./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pensionet e shqiptarëve, drejt zgjidhjes problematika me Greqinë, Italinë dhe SHBA-të
Pensionet e shqiptarëve, drejt zgjidhjes problematika me Greqinë, Italinë dhe SHBA-të
https://3.bp.blogspot.com/-GfpquNIxnz8/XH0_ruEY-yI/AAAAAAAAi9E/bBl19fnqRSM7ky7rINLbDpw3KjcxGSDdwCLcBGAs/s640/auto_emigrante-pensioniste-greqi1500966655.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-GfpquNIxnz8/XH0_ruEY-yI/AAAAAAAAi9E/bBl19fnqRSM7ky7rINLbDpw3KjcxGSDdwCLcBGAs/s72-c/auto_emigrante-pensioniste-greqi1500966655.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/pensionet-e-shqiptareve-drejt-zgjidhjes.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/pensionet-e-shqiptareve-drejt-zgjidhjes.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy