Popullsia shqiptare po plaket, këto biznese pritet të lulëzojnë në vend

Të rinjtë po emigrojnë jashtë dhe mosha e tretë duket se po mbizotëron statistikat demografike në vendin tonë.

Lindjet janë ulur, shpërnguljet nga vendi janë ulur, ndërsa faktorët që ndikojnë këto lëvizje dhe “plakin” Shqipërinë, nuk kanë ndërmend të përmirësohen.

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakje pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në moshë pune do të kalojnë numrin e të rinjve nën 14 vjeç.

Për shkak se struktura e popullsisë po ndryshon me shpejtësi në favor të moshave të vjetra, shumë biznese që nga prodhuesit për tregun e vendas, por sidomos sektori i shitjeve me pakicë dhe shërbimeve, duhet të zhvillojnë projeksione të reja për bizneset e tyre.

Ajo që për vende të zhvilluara të Europës ka ndodhur për dekada, në Shqipëri po ndodh brenda vitit. Në vitin 2018, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0% në 25,4%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje nga 19,4% në 20,1% për të njëjtën periudhë.

Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, varësia e të rinjve ndaj popullsisë në moshë pune ishte 30% dhe për të moshuarit 17%. Përqindja e fëmijëve do të ulet më tej (në 17% në vitin 2020, gjysma e përqindjes së vitit 1989) dhe ajo e të moshuarve do të trefishohet në 15% krahasuar me vitin 1989.

Nga të dhënat e INSTAT, shihet se volumet e tregtisë me pakicë të librave dhe artikujve shkollorë kanë rënë në 98.8% në shtator të vitit 2018 (indeksi bazë 100 në vitin 2010). Volumet e tregtimit të artikujve shkollorë ishin më të ulëta se në vitin 2010, dhe me ulje edhe me një vit më parë në shtator 2018, kur volumet e tregtimit ishin 102%.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë mund gjallërojë disa biznese të reja, që më parë nuk kanë ekzistuar, raporton “Monitor”. Qendrat e trajtimit për të moshuar dhe azilet kanë një perspektivë të mbarë, ndërkohë, tregtia e ilaçeve po lulëzon pasi një popullsi më e plakur konsumon më shumë medikamente.

Nga shtatori i vitit 2018, volumi i shitjeve të barnave me pakicë shënoi rritje me rreth 40% në raport me vitin 2014.
Praktikat e vendeve të tjera që kanë kaluar tranzicione të ngjashme të popullsisë kanë vërtetuar se konsumi udhëhiqet nga moshat e reja. Në kohën e “baby boom” pas Luftës së Dytë Botërore, për fëmijët 0-14 vjeç në SHBA u shpenzuan 400 miliardë dollarë më shumë se për grupmoshat e tjera. Ndryshimi i popullsisë në favor të moshave të vjetra nuk është lajm i mirë për kompanitë e teknologjisë që kanë konsumator pararojë të rinjtë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Popullsia shqiptare po plaket, këto biznese pritet të lulëzojnë në vend
Popullsia shqiptare po plaket, këto biznese pritet të lulëzojnë në vend
https://1.bp.blogspot.com/--AfVDjY3kWY/XIVUA0Kgi4I/AAAAAAAAjp0/qX2cix2h6W0uspwY1JO2oK7KqvZ7K_cfgCLcBGAs/s640/moshuar6.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--AfVDjY3kWY/XIVUA0Kgi4I/AAAAAAAAjp0/qX2cix2h6W0uspwY1JO2oK7KqvZ7K_cfgCLcBGAs/s72-c/moshuar6.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/popullsia-shqiptare-po-plaket-keto.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/popullsia-shqiptare-po-plaket-keto.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy