Prishja e Teatrit, BBC reportazh nga Tirana: Kryeministri artist, kundër artistëve

Televizioni britanik BBC ka transmetuar një reportazh mbi protestën e qytetarëve për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar nga plani i Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për ta shembur atë.

Gazetari i BBC Jon Lorensen ka intervistuar kryeministrin Rama, Deputeten e PD-se Albana Vokshi dhe arkitektin Kreshnik Merxhani.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reportazhin e BBC:

Kryeministri i Shqipërisë nuk është një politikan i zakontë, ai është politikan-artist. Ai është piktor dhe skulptor. Por, gjatë muajve të fundit ai është përfshirë në një skandal-artistët e vendit po protestojnë kundër tij për të mbrojtur godinën e artit. Kjo protestë i rrezikon imazhin dhe karrierën politike të Kryeministrit.


Kryeministrit Edi Rama, djali i një skulptori të famshëm, i cili ka bërë disa skulptura të rëndësishme të regjimit të Enver Hoxhës vazhdon të pikturoj gjatë intervistës. Dhe ai thotë se pikturon edhe gjatë takimeve. Muret e zyrës së tij janë të veshura me letër muri me doodles shumë ngjyrësh të pikturuara prej tij.

‘Arti më ndihmon të jem i shëndoshë mendërisht, të përqendrohem në biseda’, thotë Edi Rama.

Ai e nisi karrierën si basketbollist profesionit. Ai ka që pjesë e skuadrës kombëtare të basketbollit. Por edhe kur merrej me sport, gjithçka kishte lidhje me artin.

Në kohën e regjimit të merresh me sport ishte e vetmja mënyrë për të dalë jashtë vendit, për të parë pikturat e shekujve 20, 30 në muzeumet perëndimore.

Kur u bë Kryebashkiak i Tiranës ai leu të gjitha fasadat e pallateve të komunizmit me ngjyra të kuqe, blu, jeshile, rozë, lejla, e të tjera.

Ndaj është e çuditshme që Edi Rama është tani personi më i kundërshtuar nga artistët.

Çdo ditë për më shumë se sa një vit, artistë, shkrimtarë, aktorë, piktorë kanë protestuar në qendër të Tiranës kundër projektit të Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar të ndërtuar nga Italianët në vitin 1939. Ai është ndërtuar me anë të një sistemi formash druri të parafabrikuara brenda të cilave hidhej çimento (ndoshta të lehtësuar me tallash druri).

Një nga protestuesit është edhe arkitekt Kreshnik Merxhani, i cili thotë:

‘Për mua është shumë e rëndësishme të mbroj këtë ndërtesë, jo vetëm për vlerat historike dhe arkitekturore por edhe për vlerat urbane. Godina ndodhet në zonën historike të Tiranës dhe nëse ne lejojmë të prishet kjo godinë atëherë kjo do të krijoj një efekt domino për të prishur të gjithë zonën historike të qytetit’.

Organizata e Evropiane për Trashëgiminë Kulturore ‘Europa Nostra’, Presidenti i Shqipërisë dhe Drejtuesi i BE-së në Shqipëri shprehet se kjo ndërtesë ka vlera historike dhe arkitekturore ndërsa Kryeministri Edi Rama, nuk e gjen ndërtesën më të vlefshme se brekët e aktores shqiptare, tani të vdekur, Violeta Manushit.

‘Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mbajmë këtë varr historie në mes të qyteti dhe ne duhet të ndërtojmë një teatër të ri aty siç ndodh kudo jo çdo gjë e vjetër ka vlerë të mbahet’, thotë Edi Rama.

Kompania daneze Big është kontraktuar për të projektuar ndërtesën, e cila do të kushtojë shumë para, por qeveria nuk do të paguaj asnjë lek. Kompania private Fusha do të paguaj për të gjithë ndërtimin.

Në shkëmbim të ndërtimit të godinës së teatrit të ri, kompania Fusha do të marrë nga shteti 5000 metra katrorë në qendër të Tiranës, pronë publike dhe private, dhe 2000 metra tokë në pronësi të Bashkisë Tiranë, përmes një ligji të posaçëm. Të gjitha problemet janë tejkaluar përmes ligjit të posaçëm.

Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit të Medias dhe Kulturës në Kuvend thotë:

‘Aty do të ndërtohen 6 kulla të larta dhe do të përfitojë 200 milionë euro. Sigurisht që ka diçka që e lidh qeverinë me kompaninë Fusha’.

Ka pasur aludime për procedura të parregullta në lidhje me ndërtimin dhe shembjen e teatrit. Por Kryeministri Rama shprehet se:

Ne e kemi bërë në përputhje me ligjin dhe me procedurat e BE-së. Është projekt i partneritetit publik-privat dhe bazohet në bashkëpunim me shtetit dhe me privatin dhe ka një procedurë të pastër të bazuar në ligjet që duhet të ndiqen për këto raste.

A do ti mbijetoj Edi Rama skandalit të teatrit apo një krijese artistike e ndërtuar me tallash do të jetë rënia e kryeministrit-artist./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Prishja e Teatrit, BBC reportazh nga Tirana: Kryeministri artist, kundër artistëve
Prishja e Teatrit, BBC reportazh nga Tirana: Kryeministri artist, kundër artistëve
https://2.bp.blogspot.com/-ri4l9v06I3g/XIQGeWL25MI/AAAAAAAAjjM/fZsWrFp18tMxns3GoyFXaxD4Uzv7_IN9QCLcBGAs/s640/auto_bbc1552084181.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-ri4l9v06I3g/XIQGeWL25MI/AAAAAAAAjjM/fZsWrFp18tMxns3GoyFXaxD4Uzv7_IN9QCLcBGAs/s72-c/auto_bbc1552084181.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/prishja-e-teatrit-bbc-reportazh-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/prishja-e-teatrit-bbc-reportazh-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy