Protesta/ Tela me gjemba, skela e shkallë emergjence për deputetët

Opozita e bashkuar tashmë pa mandate deputeti do të protestojë sërish nesër kundër qeverisë së Edi Ramës në sheshin përpara Parlamentit dhe tubimi për të cilin policia nuk ka dhënë leje, ka alarmuar Uniformat Blu.

Në këtë protestë pritet të ketë akte dhune si në rastin paraardhës ku u sulmua ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe disa deputetë të PS, e gjithashtu u bënë disa tentativa për të çarë kordonin e policisë, por protestuesit u sprapsën me gaz lotsjellës.

Duke marrë parasysh incidentet e regjistruara në tubimet e mëparshme, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë masa të forta për të mbarëvajtur protestën e nesërme, teksa në Parlament do të betohen deputetët “rezervistë” të LSI-së.

Sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare, ndaj për të shmangur çdo akt dhune pritet të angazhohen mbi 1000 efektivë policie në terren ku grupe të veçanta të forcave Shqiponja, FNSH si dhe Garda e Republikës do të ndërhyjnë nëse situata eskalon.

Ndryshe nga herët e tjera do të rritet siguria e deputetëve dhe Parlamentit, pasi do të krijohet një kordon me skela përgjatë oborrit të Parlamentit.

Gjithashtu, Garda ka montuar një shkallë e cila pritet të përdoret për hyrje- daljet e deputetëve nga krahu i “Kalasë së Tiranës”, ndërsa një tjetër masë është dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të godinës.

Policia ka informacion se një pjesë e protestuesve kanë marrë masat për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës. Në rast se kjo formë nuk do të funksionojë për të shpërndarë turmën atëherë në veprim do të hyjnë autobotet me ujë, të cilët mund të hedhin ujë me presion deri në 100 metra.

Sipas protokollit, autobotet do të përdorin ujë me ngjyrues për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve që tentojnë të cenojnë institucionin.

Garda dhe policia gjithashtu kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e Kryeministrisë, për t’i paraprirë ndonjë zhvendosjeje të mundshme të protestuesve, siç ndodhi dhe gjatë protestës kur deputetët e opozitës dorëzuan mandatet.

Një mundësi nga policia është dhe bllokimi i pedonales “Murat Toptani” deri tek ministria e Brendshme pasi javën e kaluar nga gazi lotsjellës u prekën edhe kalimtarët e bizneset përreth dhe kjo krijoi irritim te qytetarët./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Protesta/ Tela me gjemba, skela e shkallë emergjence për deputetët
Protesta/ Tela me gjemba, skela e shkallë emergjence për deputetët
https://1.bp.blogspot.com/-akcxGwZfG9c/XH1cDcU6VYI/AAAAAAAAi_I/g3GvOSiE4NQxbM0PFxKHkZS_dPTsfIBTgCLcBGAs/s640/Protesta-PD-2-751x450-905x395.jpeg
https://1.bp.blogspot.com/-akcxGwZfG9c/XH1cDcU6VYI/AAAAAAAAi_I/g3GvOSiE4NQxbM0PFxKHkZS_dPTsfIBTgCLcBGAs/s72-c/Protesta-PD-2-751x450-905x395.jpeg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/protesta-tela-me-gjemba-skela-e-shkalle.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/protesta-tela-me-gjemba-skela-e-shkalle.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy