Sa i diskriminon gratë dhe vajzat Shqipëria?!

Kur vjen fjala te hendeku gjinor, Shqipëria performon mire në rang global.

Banka Botërore është institucioni i radhës që e konfirmon një gjë të tillë. Në raportin më të fundit, “femrat, biznesi dhe ligji 2019”, Shqipëria renditet e 35-ta, ndër 187 ekonomi të botës me një pikëzim në 91.25 pikë nga 100 në total.

Raporti në fjalë mat shanset ekonomike që i krijohen femrave nga legjislacioni dhe rregullat e një vendi të caktuar.

Nëpërmjet identifikimit të pengesave që kanë femrat sa i përket shanseve ekonomike, indeksi arrin të pasqyrojë gjendjen e barazisë gjinore në legjislacion. Pikëzimi i Shqipërisë në këtë raport, me 91.25 pikë bëhet mbi bazën e 8 nën-indikatorëve.

Në 6 prej tyre; lëvizja e lirë, fillimi i një pune, pagesa, martesa, menaxhimi i aseteve dhe nisja e një biznesi, Shqipëria merr pikët maksimale, pra 100, shkruan "scan".

Kjo do të thotë se në këto 6 drejtime, barazia meshkuj-femra është e plotë. Janë dy nën—indikatorë të tjerë ata që rrëzojnë pikëzimin, me atë të pensioneve që na jep vetëm 50 pikë nga 100 dhe atë të lejes së lindjes që na jep vetëm 80 pikë nga 100.

Në renditjen e përgjithshme, Shqipëria lë pas edhe vende mjaft të zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Japonia. Sa i përket rajonit, Serbia dhe Kosova janë më mirë se në në renditje, ndërkohë që Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë më dobët.

Në vend të parë të listës, me barazi të plotë janë 6 vende europiane: Belgjika, Franca, Danimarka, Luksemburgu, Suedia dhe Letonia, ndërkohë që në vend të fundit në nivel global janë: Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Arabia Saudite./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sa i diskriminon gratë dhe vajzat Shqipëria?!
Sa i diskriminon gratë dhe vajzat Shqipëria?!
https://1.bp.blogspot.com/-iMqSExvDd0o/XH1JOO5ozKI/AAAAAAAAi90/wQ-mL6ke5J8jnnYG_DG_DHqcu3jQvzmyACLcBGAs/s640/auto_ju1551711466.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-iMqSExvDd0o/XH1JOO5ozKI/AAAAAAAAi90/wQ-mL6ke5J8jnnYG_DG_DHqcu3jQvzmyACLcBGAs/s72-c/auto_ju1551711466.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/sa-i-diskriminon-grate-dhe-vajzat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/sa-i-diskriminon-grate-dhe-vajzat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy