Shëngjergji, atje ku ndalin shqiponjat

Entela Resuli

Për të shkuar në Shëngjergj të Tiranës të duhet një orë nga kryeqyteti. Teksa ngjit malin e Dajtit ajri është dhe ndihet më i pastër.

Destinacioni është Shëngjergj.

Rruga është gjarpëruese dhe panoramike. Gjithçka është e zhveshur nga gjelbërimi që karakterizon këtë zonë në stinën e verës.

E megjithatë, ngjyra kafe e natyrës në këtë periudhë ta shton kërshërinë për të parë se si mund të jenë këto anë kur gjelbërimi shpërthen.

Duhen edhe pak ditë…

Ajo që ndjen ndërsa kalon disa ura, për shkak të lumit që përshkon këtë zonë është se, sa afër dhe larg qytetërimit jemi.

Disa kilometra pas kemi lënë Tiranën e zhurmshme, me ndërtesa të larta, me restorante, makina luksoze, ndërsa një faqe mali të afron me një tjetër botë. Atë të paqes që ndjen kur dëgjon zhurmën e ujit në përrenj, të diellit që ngroh tokën e punuar nga banorët e zonës dhe qetësisë mbi të gjitha, që aq shumë e kërkojnë ata që banojnë në kryeqytet.

Në Shëngjergj mund të takoni edhe Shqiponjat. Jo ato të vërtetat, por një nga ato që është përdorur si dekor apo simbol poshtë në Tiranë, ka mbërritur në këtë fshat. Sigurisht që nuk ka fluturuar, por dikush e ka transportuar. Edhe aty ky është qëndron rend dhe duket sikur thotë: shqiponjat e kanë vendin mes maleve!

Fundjava

Gjatë javës lëvizjet janë më të pakta në këtë zonë, ndërsa në fundjavë, restorantet janë plot me njerëz të cilën lënë kryeqytetin për të konsumuar një drekë në Shëngjergj, larg zhurmës dhe pranë ajrit të pastër.

Megjithatë, ajo që vihet re është se pavarësisht restoranteve të shumta të cilët e ofrojnë këtë shërbim, përsëri, nuk mungojnë problemet. Kamerierëve u mungon gjëja më minimale. Uniforma! Ajo që i dallon ata nga klientët e shumtë që frekuentojnë ambientin në të cilin ata punojnë.

Ndërsa je në Malësinë e Tiranës, siç quhet ndryshe kjo zonë, mendon se produktet që përdoren në gatimi janë prodhime të zonës. Por jo. Asgjë nuk është e tillë. Duke filluar që nga vaji i ullirit të cilën do të bëje mirë të mos e përdoroje fare.

Kuptohet që shërbimi nuk do të jetë si në restorantet luksoze të kullave të larta në kryeqytet. Ata që shkojnë aty as nuk e kërkojnë dhe pretendojnë këtë gjë, por minimalisht, gjalpi të jetë… gjalpë!

Dhe largohesh nga restorante duke thënë me vetë atë shprehjen që e thua, tashmë përdoret shpesh: sa bukur dhe sa keq që nuk shfrytëzohet si duhet!


Destinacioni i motoristëve dhe çiklistëve

Të shkosh me motor deri në Shëngjergj është dhurata më e bukur që mund t’i besh vetes. Këtë formë kanë zgjedhur edhe një grup djemsh, që mesa kuptuam e kishin rutinë këtë gjë. Pas tyre, një grup çiklistësh! Duhet të jetë torturuese ta bësh me biçikletë këtë rrugë, por ata dukeshin shumë të lumtur. Një tjetër formë për të kaluar fundjavën në Shëngjergj është edhe duke organizuar vetë një piknik. Buzë lumit mund të gjesh qoshe të shumta ku mund të vendosësh zgarën dhe të shtrohesh për një drekë, që të jeni të bindur nuk do të jetë e zakonshme.


Fshati

Qendra e fshatit ka pak lëvizje. Të duket vetja sikur je zhytur mes maleve. Mësuam se banorët e Shëngjergjit, burim të ardhurash kanë blegtorinë. Shumë familje janë larguar nga fshati, në drejtim të kryeqytetit. Të rinjtë kanë bërë të njëjtën gjë. Disa në shkollë, e disa preferojnë më tepër të punojnë kamerier në Tiranë se sa në Shëngjergj, ndërsa, pjesa tjetër ka zgjedhur emigrimin.


Ujëvara

Ujëvara e Shëngjergjit është një tjetër pasuri natyrore e Tiranës. Ujëvara ndodhet pranë fshatit Shëngjin, të komunës Shëngjergj. Kjo ujëvarë deri para disa vitesh, qëndronte “e fshehur” mes maleve dhe përveç banorëve të zonës, askush nuk e dinte ekzistencën e saj. Sot ajo është kthyer në një destinacion të mirëfilltë turistik me shenja orientuese.

Ujëvara furnizohet me ujë nga Mali me Gropa dhe formon një nga degët e krijimit të Lumit Erzen. Ajo ka një lartësi rreth 30 metra të dukshme dhe gjarpëron përmes hinkave në formë spirale në lartësi më të madhe dhe më pak të dukshme për syrin e vizitorit. Formacioni shkëmbor rreth saj është me shkëmbinj shtresëzorë dhe me ngjyra, ku e kuqja është mbizotëruese. Ne pranverë dhe në vjeshtë ajo ka një bukuri mahnitëse, nga llojshmëria e ngjyrave./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shëngjergji, atje ku ndalin shqiponjat
Shëngjergji, atje ku ndalin shqiponjat
https://1.bp.blogspot.com/-oK4bpypcdsg/XH7OOl0tQFI/AAAAAAAAjIY/e_matXwcINs7TQtMRxIK-ohNHnziEqxlwCLcBGAs/s640/IMG_6197-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-oK4bpypcdsg/XH7OOl0tQFI/AAAAAAAAjIY/e_matXwcINs7TQtMRxIK-ohNHnziEqxlwCLcBGAs/s72-c/IMG_6197-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/shengjergji-atje-ku-ndalin-shqiponjat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/shengjergji-atje-ku-ndalin-shqiponjat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy