Shqipëria “hyn” në BE. Në 5 vite, 260 mijë shqiptarë marrin pasaportat e vendeve europiane

Teksa Shqipëria përpiqet prej dekadash të anëtarësohet në Bashkimin Europian, një pjesë e madhe e shqiptarëve ia kanë dalë përmes një rruge tjetër të bëhen qytetarë të BE-së.

Të dhënat zyrtare nga Instituti Europian i Statistikave tregojnë se në vetëm 5 vjet, janë rreth 260 mijë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë nga një vend i Bashkimit Europian.

Kjo shifër është e barabartë me popullsinë e Qarkut të Durrësit ose sa 10% e të gjithë popullsisë rezidente në Shqipëri. Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet në vend të dytë në botë, pas Marokut, për numrin më të lartë të personave që kanë përfituar nënshtetësinë e Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit.

Kjo tendencë u ruajt edhe në vitin 2017. Sipas Eurostat, vetëm gjatë 2017-s, numri i shqiptarëve që përfituan nënshtetësi nga një vend i BE-së ishte 58 mijë e 900, çka përbën 7.1% të të gjitha nënshtetësive të dhëna nga Bashkimi Europian për këtë vit.

Por, në çfarë po shndërrohen qytetarët shqiptarë? Sipas Eurostat, pjesa dërrmuese, gati 92% e tyre, marrin nënshtetësinë greke dhe atë italiane. Gjatë vitit 2017, qeveria greke ka aprovuar nënshtetësinë për gati 30 mijë shqiptarë, ndërsa ajo italiane për 27 mijë të tjerë.

Tre dekada pas shembjes së regjimit komunist, Shqipëria vazhdon të jetë në kërkim të ëndrrës europiane. Por, teksa keqqeverisja dhe krizat politike i kanë mbajtur mbyllur dyert e BE-së deri tani për Shqipërinë, shumë shqiptarë e kanë gjetur zgjidhjen tek emigrimi./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria “hyn” në BE. Në 5 vite, 260 mijë shqiptarë marrin pasaportat e vendeve europiane
Shqipëria “hyn” në BE. Në 5 vite, 260 mijë shqiptarë marrin pasaportat e vendeve europiane
https://2.bp.blogspot.com/-6TDmArvai0I/XIAJOYd53WI/AAAAAAAAjNM/7g04tEydyI0mji7q6FO7e8Chavek5ubngCLcBGAs/s640/Screenshot_203-640x400%2B%25281%2529.png
https://2.bp.blogspot.com/-6TDmArvai0I/XIAJOYd53WI/AAAAAAAAjNM/7g04tEydyI0mji7q6FO7e8Chavek5ubngCLcBGAs/s72-c/Screenshot_203-640x400%2B%25281%2529.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/shqiperia-hyn-ne-be-ne-5-vite-260-mije.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/shqiperia-hyn-ne-be-ne-5-vite-260-mije.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy