Shqiptarët, të dytët për pajisje me pasaporta të vendeve të BE-së

Gjatë vitit 2017 (për vitin 2018 ende nuk ka të dhëna) rreth 825 mijë persona kanë fituar nënshtetësinë e ndonjërit nga shtetet e Bashkimit Evropian, numër ky që shënon një rënie të theksuar në krahasim me vitin paraprak, 2016, kur ishin 995 mijë të tillë. Numri i të huajve të natyralizuar nga shtetet e BE-së gjatë vitit 2017 ishte më i vogël edhe në krahasim me vitin 2015, kur në këtë kategori hynin 841 mijë veta, shkruan presseportal.de.

Nga numri i gjithëmbarshën i personave të cilët gjatë vitit 2017 janë natyralizuar në ndonjërin vend të BE-së, 17% kanë qenë shtetas të një vendi tjetër, anëtar të BE-së, transmeto albinfo.ch. Ndërsa shumicën e madhe të kësaj kategorie e përbëjnë qytetarët e vendeve të treta ose njerëzit pa nënshtetësi (apatridët).

Interesante për lexuesin shqiptar në këtë statistikë janë numrat në vijim: Më së shumti të huaj të natyralizuar në vendet anëtare të BE-së vijnë nga Maroku, 67.900 veta, ndërsa menjëherë pas tyre radhiten shtetasit e Shqipërisë, 58.900 sish. Më tutje në radhë janë shtetasit e Indisë (31.600), të Turqisë (29.900), të Rumanisë (25.000) etj.

Nga shtetasit e ndonjë vendi të BE-së, më se shumti kanë marrë nënshtetësi të një shteti tjetër të BE-së shtetasit rumunë, 25000, ata polakë 22000 dhe britanikë (në atë kohë, pjesë e BE-së), 15.000.

Nënshtetësinë e Gjermanisë gjatë vitit 2017 e kanë fituar gjithsej 115.421 persona. Grupet më të mëdha i përbënin turqit, me 13%, britanikët me 5.9% dhe polakët, 5.8%.

Shkallën më të lartë të natyralizimit ndër vendet e BE-së gjatë vitit 2017 e ka dëshmuar Suedia. Nënshtetësinë e këtij vendi e kanë fituar 8.19 në 100 të huaj. Pas Suedisë vjen Rumania me 5.94, Finlanda me 5.05 etj. Ndërsa në Gjermani ky raport është vetëm 1.25 në 100 të huaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarët, të dytët për pajisje me pasaporta të vendeve të BE-së
Shqiptarët, të dytët për pajisje me pasaporta të vendeve të BE-së
https://2.bp.blogspot.com/-QCYOlx2c_Zc/XIQiq6xozPI/AAAAAAAAjlQ/f3QqnxZfwwUydclRK_-p5vO595uejMvsACLcBGAs/s640/pasaporta-te-be-se-562x396%2B%25281%2529.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-QCYOlx2c_Zc/XIQiq6xozPI/AAAAAAAAjlQ/f3QqnxZfwwUydclRK_-p5vO595uejMvsACLcBGAs/s72-c/pasaporta-te-be-se-562x396%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/shqiptaret-te-dytet-per-pajisje-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/shqiptaret-te-dytet-per-pajisje-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy