Shqiptarja që synon Parlamentin e Zvicrës, zëri për ndryshim

Erdhi në Zvicër si tri vjeçare, ndërsa synon postin e deputetes në një nga kantonet më të rëndësishme të Zvicrës.

Është kjo Arbela Statovci, e cila përtej postit të deputetes, po synon të bëhet zë për ndryshim.

Statovci është një afariste shqiptare që po kandidon si deputete në Parlamentin kantonal të Cyrihut, në zgjedhjet që do të mbahen në mars të këtij viti. Arbela Statovci, e cila është pjesë e partisë FDP – Die Liberalen, tashmë ka marrë përkrahje nga shumë shqiptarë anembanë botës.

Ajo do t’i japë Zvicrës diçka më shumë se sa taksat.

Në një intervistë të sajën, Statovci ka treguar se dëshira për të kontribuar për vendin e saj e shtyri drejt politikës.

‘’Dua t’i kthej diçka vendit tim. Jo vetëm në aspektin e taksave, por me njohuritë dhe përvojën time. Por mbi të gjitha, dua ta formoj të ardhmen time. Dhe, të gjithë duhet ta bëjnë këtë, të paktën duke votuar në Parlament’’, thotë Statovci.

arbela-konica.al

Mundësinë për t’u bërë deputete në këtë kanton, Statovci e sheh si një mundësi për ndryshim. Ajo thotë se nëse zgjidhet, do të punojë mes tjerash për përmirësim dhe vetëdijesim në çështjet klimatike, arsimore, të punës, e mbi të gjitha për krijimin dhe promovimin e një diversiteti. E përkrahje për këtë kandidim, përveç shqiptarëve, ajo ka marrë edhe nga shtetasit e tjerë të Zvcirës, të cilën i kanë thënë se do t`ia besojnë votën. Po ashtu, Statovci ka marrë vëmendje mediatike edhe jashtë kufijve të Zvicrës, teksa lexuesit po i ofrojnë mbështetje edhe nga larg.

“Nëse zgjedhem, unë do ta bëj më të mirën. Dua të jap diçka në vendin tim dhe jam e bindur se mund të bëj shumë për të zvogëluar paragjykimet, për të ndërtuar ura dhe për të lidhur kultura të ndryshme. Unë dua të jem një shembull, për njerëzit dhe sidomos për rininë tonë. Dua të frymëzoj të tjerët nëpërmjet përkushtimit tim. Sepse mënyra se si e shohim dhe e perceptojmë botën, është formësuar nga përvojat tona. Le të jemi më të mirë. Le të jemi një model. Le ta jetojmë diversitetin”, thotë ajo.

Statovci nuk e mohon kthimin në Kosovë

arbela-konica.al
arbela-konica.al

Përtej biznesit e politikës, Statovci u aktivizua edhe në fushën e artit. Së fundmi, ishte në vendlindjen e saj, në Prishtinë, ku fitoi çmimin “Best Diaspora Success Story” për filmin më të mirë të realizuar me telefon, film i cili flet për jetën, punën e sfidat e saj në Zvicër. Pavarësisht se karrierën e ndërtoi në Zvicër, ajo thotë se po t’i jepej mundësia, do të kthehej në vendlindje për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.

“Do t’i hyja politikës edhe në Kosovë, po. Do të doja ta ndihmoja vendlindjen time që të jetë një vend i jetueshëm, ku rinia nuk dëshiron të largohet, një vend ku rinia ka një të ardhme dhe perspektivë, ku njerëzit e moshuar marrin një pension të mirë. Ta bëj një vend ku ndodh inovacioni, ku bëhen investimet, ku krijohen vendet e punës, ku arsimi merr një fokus më të madh dhe forcohet. Është e turpshme që Kosova dëshiron t’i nxjerrë nga vendi njerëzit me shumë potencial dhe njohuri. Kjo quhet ikje e trurit’’, thotë Statovci.

Statovci thotë se nuk ka hasur shumë sfida gjatë ndërtimit të karrierës, sepse, sipas saj, Zvicra të ofron shumë mundësi, dhe krejt çka të duhet është vullnet dhe punë. Por ajo ka një mesazh inkurajues për të rinjtë e Kosovës që po largohen nga vendi për shkak të sfidave që po hasin.

’Ju duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që del në rrugën tuaj, edhe nëse nuk është pikërisht ajo që imagjinoni. Sepse një rrugë të çon në tjetrën. Askush nuk vjen të trokasë në derën tuaj. Ne duhet ta bëjmë atë vetë’’, thotë Statovci.

arbela-konica.al

Kush është Arbela Statovci?

Arbela Statovci u lind më 25 shkurt të vitit 1988 në Prishtinë. Në moshën trivjeçare u shpërngul në Zvicër me familjen, ku edhe filloi e ndërtoi karrierën e saj. Studimet Bachelor i filloi në Shkenca të komunikimit, kurse masterin në Shkencat ekonomike. Një vit të shkollimit e ka kryer në Australi, ndërkaq është pronare e kompanisë ‘’Massgekocht. AG’’.

Po ashtu, punon si menaxhere e departamentit Media dhe komunikim në Institutin e Ndërmarrësisë (IFJ)./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarja që synon Parlamentin e Zvicrës, zëri për ndryshim
Shqiptarja që synon Parlamentin e Zvicrës, zëri për ndryshim
https://4.bp.blogspot.com/-C-s8mMFEmIk/XIQckW4ftGI/AAAAAAAAjkw/11ck347BF8cpL9MYiP0CZ_WnH_nRAZFLQCLcBGAs/s640/zvicer-konica.al_.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-C-s8mMFEmIk/XIQckW4ftGI/AAAAAAAAjkw/11ck347BF8cpL9MYiP0CZ_WnH_nRAZFLQCLcBGAs/s72-c/zvicer-konica.al_.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/shqiptarja-qe-synon-parlamentin-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/shqiptarja-qe-synon-parlamentin-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy