Sot nuk është në pyetje vetëm komuna e Tuzit, por kombi jonë
Kur edhe pak orë kanë mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve në komunën e Tuzit, qytetarët urojnë që pas shumë dekadave ky vend të udhëhiqet nga shqiptarët.
Për të përcjellë procesin e votimit, një numër i madh i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, kanë ardhur në Tuz.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, në një bisedë për KosovaPress thotë se sot është ditë historike, për çka u shpreh shumë entuziast, se pas shumë dekadave kjo komunë do të udhëhiqet nga shqiptarët.
Gjonaj thotë se asnjëherë nuk mund të harrojë vendlindjen e tij, ku sipas tij çdo qytetar i Tuzit i ka borxh këtij vendi.
Ai ka uruar që këto zgjedhje të jenë transparente e të lira.
Në zgjedhjet që po mbahen sot në Tuz, tri partitë politike kryesore shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, me moton ” Malësia na bashkon”, ku për herë të parë pas 62 vjetësh ky vend pritet të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.
Komuna e Tuzit ka marrë statusin e plotë si komunë e pavarur, më 1 shtator të vitit të kaluar.
Gara më e fortë zgjedhore po zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq. /KosovaPress/
Për të përcjellë procesin e votimit, një numër i madh i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, kanë ardhur në Tuz.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, në një bisedë për KosovaPress thotë se sot është ditë historike, për çka u shpreh shumë entuziast, se pas shumë dekadave kjo komunë do të udhëhiqet nga shqiptarët.
Gjonaj thotë se asnjëherë nuk mund të harrojë vendlindjen e tij, ku sipas tij çdo qytetar i Tuzit i ka borxh këtij vendi.
Ai ka uruar që këto zgjedhje të jenë transparente e të lira.
Në zgjedhjet që po mbahen sot në Tuz, tri partitë politike kryesore shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, me moton ” Malësia na bashkon”, ku për herë të parë pas 62 vjetësh ky vend pritet të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.
Komuna e Tuzit ka marrë statusin e plotë si komunë e pavarur, më 1 shtator të vitit të kaluar.
Gara më e fortë zgjedhore po zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.
/ZgjohuShqiptar.info