Turizmi nisi që në shkurt, në Gjirokastër, fundjavat mbushen me francezë

Gjirokastra është duke u përgatitur për sezonin e ri turistik, ndërsa turistët e parë kanë filluar të duken që prej mesit të shkurtit. Fundjavat janë të mbushur me turistë francezë, sipas njësive të akomodimit. Situata disi kaotike në vend duket se nuk ka cenuar rezervimet e deritanishme, por nëse tensionet do të vijojnë, sipas operatorëve turistikë, ajo mund ta ndikojë turizmin.

Kreu i Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër, njëherazi edhe biznesmen në fushën e turizmit, thotë se situata nuk i shërben turizmit. Vizitorët tipikë të pranverës që vijnë nga vendet fqinje mund të frenoheshin.

Qazim Tuqi ka një hotel tradicional në Pazarin e Gjirokastrës. Ai thotë se po vëren një frenim të rezervimeve në këtë periudhë dhe shpreson që kjo të mos zgjasë shumë. Situata politike i shtohet, sipas tij, vështirësive të mëdha që qyteti do të përballë gjatë verës, ndërsa është duke u restauruar sistemi i kalldrëmeve.

Qafa e Pazarit dhe njësitë e shitjes së suvenireve në këtë pjesë të qytetit janë të parët që reflektojnë mbërritjen e turistëve. Alma Dhrami, që prej vitesh stilon suvenire me motive të traditës, shpreson në një sezon të mirë.

Gjirokastra dhe rrethinat e saj për nga numri i rezervimeve radhiten këtë vit mes destinacioneve më të rëndësishme të turizmit të aventurës në vend. Qindra monumente të vizitueshme dhe ritmi në rritje i shërbimeve po sjell një tendencë të re, atë të kombinimit të qytetit të mbrojtur nga UNESCO me rrethinat që kanë karakter rural me bukuri të rralla natyrore.

Dikush që viziton Gjirokastrën mundet të kryejë ngjitje të guiduar me këmbë nëpër shtigje malore, kalërim në natyrë, rafting, udhëtime me biçikleta malore dhe mjete 4×4./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Turizmi nisi që në shkurt, në Gjirokastër, fundjavat mbushen me francezë
Turizmi nisi që në shkurt, në Gjirokastër, fundjavat mbushen me francezë
https://4.bp.blogspot.com/-gMxjqwwwyo4/XH_ppvI2r2I/AAAAAAAAjJ8/i7etuqjcD0MtCpwfrvnY0wOo6iJ6hWkKACLcBGAs/s640/gj.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-gMxjqwwwyo4/XH_ppvI2r2I/AAAAAAAAjJ8/i7etuqjcD0MtCpwfrvnY0wOo6iJ6hWkKACLcBGAs/s72-c/gj.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/turizmi-nisi-qe-ne-shkurt-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/turizmi-nisi-qe-ne-shkurt-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy