“Vendi drejtohet nga Ali Pashai, brenda 10 vitesh gjysma e Gjirokastrës do të shembet”

Punimet për restaurimin e Qafës së Pazarit në Gjirokatër dhe shkulja e zhdukja e kallëdrëmit qindravjeçar në këtë zonë të mbrojtur nga UNESCO, ka sjellë dhe reagimin e ashpër të specialistëve të fushës.

Në një ntervistë për Faxnews, Neritan Ceka ka deklaruar se situata me trashëgiminë kulturore në Shqipëri është në ditë të errëta. Arkeologu u shpreh se brenda 10 vitesh, gjysma e Gjirokastrës rrezikon të shembet sepse qeveria nuk ka bërë asnjë lloj orvatje për ruajtjen dhe prezervimin e ndërtesave të vjetra. Sipas Cekës vendi fatkeqësisht po drejtohet nga pashallarë, që ndjekin shembullin e “Pashait të Madh”.

"Kjo ministri duhet të ketë për detyrë të hartojë politika dhe jo të marrë përgjegjësitë e mirambajtës. Mungon një vizion për të ruajtur trashëgimitë kulturore, kjo që po bëhet në Gjirokastër është një makiazh. Jemi në një kaos të plotë dhe në mes të këtij kaosi është Ministria e Kulturës. Kanë bërë edhe një ligj të ri se nga ku e morën, e nxorën nga furra dhe nisën ta zbatojnë, ligjin për trashëgiminë kulturore. Qafa e Pazarit në Gjirokastër po shkatërrohet sepse nuk ka një ligj që detyron pronarin ta rregullojë dhe mirëmbajë shtëpinë e tij sepse nuk i ofrojnë dot infrastrukturën që ai mund të kërkojë ndaj nuk e bëjën ligjin.

Me këtë linjë ju garantoj se për 10 vite gjysma e Gjirokastrës do të jetë shembur sepse treçereku ka mbaruar. Është një fakt absurd që ministria e di që ka mungesë arkeologësh në këto qendra kulturore. Këtu UNESCO nuk ekziston sepse askush nuk e pyet, kjo ndodhi në Butrint. Ky vend drejtohet nga Ali Pashai, në çdo drejtim, nuk po flas për Kryeministrin i cili është pashai i madh. Secili është bërë pasha, po flas në aspektin e trashëgimisë kulturore, askush nuk i pyet specialistët. Sepse vijnë vetë nga hiçi dhe shkojnë drejt hiçit, dhe njerëz të tillë nuk duan t’ja dinë për rëndësinë e monumenteve të kulturës. UNESCO ka ndërhyrë dhe mund ta heqi nga lista e saj sepse ka parë mungesën e kujdesit ndaj saj, e ka lënë në listë pezull”, paralajmëroi Ceka./Express/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Vendi drejtohet nga Ali Pashai, brenda 10 vitesh gjysma e Gjirokastrës do të shembet”
“Vendi drejtohet nga Ali Pashai, brenda 10 vitesh gjysma e Gjirokastrës do të shembet”
https://3.bp.blogspot.com/-Jdnkz9lYsZQ/XIameZndTXI/AAAAAAAAjwk/vSbmJ3xcbr0EhrJ8xWn2qSY5OKFJ9ypiQCLcBGAs/s640/screenshot-3_1552323229-5952488.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Jdnkz9lYsZQ/XIameZndTXI/AAAAAAAAjwk/vSbmJ3xcbr0EhrJ8xWn2qSY5OKFJ9ypiQCLcBGAs/s72-c/screenshot-3_1552323229-5952488.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/vendi-drejtohet-nga-ali-pashai-brenda.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/vendi-drejtohet-nga-ali-pashai-brenda.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy