Vuçiç rrëfehet tek patriarku Irinej: Serbia ndodhet në situatë të vështirë përballë Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ia ka përcjell sot kreut e Kishës Ortodokse të Serbisë patriarkut Irinej, përmbajtjen e Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë, për të cilën ka thënë se sjell shumë rreziqe dhe për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Serbia.

Patriarku Irinej, siç raportojnë mediat serbe, pas takimit me Presidentin Vuçiç, tha se është e rëndësishme që shteti dhe Kisha kanë mendim të njëjtë për problemin dhe si të reagojnë në situatat çfarë është tani, lidhur me Kosovën.

“I jam mirënjohës patriarkut dhe anëtarëve të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe, i cilët kishin vullnet të më dëgjojnë. Ne i sollëm patriarkut dhe të tjerëve tekstin e Platformës [së dialogut] të cilën shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për qëllime të ndërprerjes së dialogut me Beogradin dhe i kanë informuar me të gjitha veprimet që i kanë bërë – nga mos zbatimin i marrëveshjes së Brukselit, pastaj taksës, deri te Platforma, e cila në fakt është tregues se sa disa njerëz duan të shkaktojnë krizë dhe probleme, e jo zgjidhjen e problemit”, ka thënë Vuçiç, shkruan Telegrafi.

Më tej, presidenti serb ka thënë se “pikë për pikë, parim për parim kemi shpjeguar dhe kemi thënë se sa rreziqe bartë ajo dhe se sa e vështirë është situata në të cilën gjendet Serbia”.

Kreu i Kishës serbe, u tha gazetarëve, pas takimit me Presidentin Vuçiç, se biseduan për Platformën që ka nxjerr Prishtina, për situatën në Serbi, veçanërisht për situatën në Kosovë, “ku çdo ditë e më shumë situata është duke u përkeqësuar”.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha sot se është e rëndësishme që shteti dhe Kisha kanë të njëjtin mendim për këtë çështje dhe për atë se si të reagohet ndaj problemit, në situatat siç është tani në lidhje me Kosovën.

“Është e rëndësishme që shteti dhe Kisha së bashku të kërkojnë zgjidhjen dhe qëndrimin më të mirë”, ka thënë kreu i Kishës Serbe.

Këto deklarata vijnë pas takimit të sotëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministres Ana Brnabiç dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç me Patriarkun serb Irinej dhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe, për të diskutuar për Platformën e dialogut me Serbinë, të miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vuçiç rrëfehet tek patriarku Irinej: Serbia ndodhet në situatë të vështirë përballë Kosovës
Vuçiç rrëfehet tek patriarku Irinej: Serbia ndodhet në situatë të vështirë përballë Kosovës
https://3.bp.blogspot.com/-ptOjFiyACrc/XIVFUEs67bI/AAAAAAAAjoU/0RUeaYyw1UQrPDFOWtLkEsRY5Bo1QI_oACLcBGAs/s640/vucic.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-ptOjFiyACrc/XIVFUEs67bI/AAAAAAAAjoU/0RUeaYyw1UQrPDFOWtLkEsRY5Bo1QI_oACLcBGAs/s72-c/vucic.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/vucic-rrefehet-tek-patriarku-irinej.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/vucic-rrefehet-tek-patriarku-irinej.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy