Vuçiq bëhet pishman për njohjen e Kosovës, korrigjohet intervista me agjencinë italiane

Një intervistë e agjencisë italiane të lajmeve, ANSA me presidentin Vuçiq për gjoja njohjen e Kosovës shkaktoi konfuzion. Korrigjimi nuk vonoi. Deutsche Welle foli me gazetarin italian për keqkuptimin e ndodhur.

Në versionin e parë të intervistës së botuar të hënën në pasditen e vonë (04.03.), të cilin e shpërndau edhe agjencia e lajmeve serbe, Beta dhe agjencia franceze, AFP, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq aludonte me gjasë për njohjen e Kosovës. Intervista shkaktoi reagime të forta në Serbi dhe jashtë vendit. “Ne duhet fillimisht të gjejmë një kompromis, ne nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë asgjë nga ana tjetër”, citohet me gjasë presidenti serb.

Por rreth dy orë më vonë, ANSA publikoi një korrigjim të intervistës, në të cilin ishte fshirë fjalia e presidentit serb për njohjen e Kosovës. Ndërkohë që agjencia Beta menjëherë e bëri korrigjimin e raportimit të saj, AFP vazhdoi me versionin e parë të intervistës në disa gjuhë, versione që u morën nga mediat në Gjermani dhe Francë. Të martën në mëngjes AFP publikoi variantin e korrigjuar.

Problem interpretimi

Sipas gazetarit Franco Quintano, korrespondent i ANSA-s në Beograd, i cili e intervistoi Vuçiqin, korrigjimi erdhi si pasojë e një keqinterpretimi. “Në marrëveshje me presidencën serbe, ne publikuam një korrigjim të versionit të parë të intervistës”, i tha Quintano Deutsche Welles. “Versioni i parë nuk ishte ai i duhuri. Ishte një problem i interpretimit, e mund të ndodhë me intervistat në gjuhë të ndryshme”, theksoi Quintano.

Në versionin e korrigjuar të intervistës, Vuçiç citohet të ketë thënë se “nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën, kjo do të ishte një katastrofë.” Vuçiqi përsëriti kushtin që Serbia të vazhdojë dialogun me Kosovën, heqjen e taksës 100% të vendosur nga Kosova për mallrat serbe. “Megjithëse duket e vështirë e nganjëherë edhe e pamundur, ne jemi të detyruar të gjejmë një kompromis, unë jam i sigurtë, se me ndihmën e miqve europianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës e vendeve të tjera ne mund ta gjejmë një zgjidhje.”/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vuçiq bëhet pishman për njohjen e Kosovës, korrigjohet intervista me agjencinë italiane
Vuçiq bëhet pishman për njohjen e Kosovës, korrigjohet intervista me agjencinë italiane
https://1.bp.blogspot.com/-74SM1udilto/XH6s2T0zcoI/AAAAAAAAjGo/XyksWxBnRTMBMBBoiTJmHRi45OZP_qO0ACLcBGAs/s640/41255360-303_1551792097-4898025-640x350.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-74SM1udilto/XH6s2T0zcoI/AAAAAAAAjGo/XyksWxBnRTMBMBBoiTJmHRi45OZP_qO0ACLcBGAs/s72-c/41255360-303_1551792097-4898025-640x350.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/vuciq-behet-pishman-per-njohjen-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/vuciq-behet-pishman-per-njohjen-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy