Zbulohet marrëveshja e parë diplomatike ilire, mbishkrimi i plotë

Nga Salih Mehmeti
Mbishkrim me tekstin e plotë të së parës marrëveshje diplomatike ilire që njohim.

E gjetun në Olinth të Kalkidikës, ku kishte koloni athinase, kjo marrëveshje e vitit 357 p.l.K përmban besatimin e shojshoqshëm mes mbretit taulant Grab dhe kalkidasve kundër Filipit II të Maqedonisë.

Nji përkthim modest i jemi:

Zot. Fat i mbarë.

Marrëveshje për besëlidhje

mes kalkidasve dhe mbretit të ilirëve.

Nëse dikush mësyn kundra Grabit dhe tokës së ilirëve,

kalkidasit kanë me iu ndihmu me tana fuqitë;

nëse dikush i sulmon kalkidasit dhe tokat e tyne

Grabi ka me i ndihmue menjiherë kalkidasit

me tana fuqitë e tij.

Ata kanë me iu betue shojshoqit.

 

mbishkrim-konica.al

Kujtojmë nga historia se bëhet fjalë për periudhën kur Maqedonia e dikurshme kishte ndërmarrë fushata kundër Mbretërisë Ilire.

Ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë.

Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër molosëve, të cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar që t’i shkëpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e.sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë antimaqedone.

Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: “tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar Filipin. Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë së Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia arrinin më lehtë qëllimit”.

Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre.

Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart.

Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo.

Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i Bardhylit, që në këtë kohë duhet të ketë vdekur. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zbulohet marrëveshja e parë diplomatike ilire, mbishkrimi i plotë
Zbulohet marrëveshja e parë diplomatike ilire, mbishkrimi i plotë
https://4.bp.blogspot.com/-ktPUBqGsdJs/XIa2vC2-9FI/AAAAAAAAjyQ/WUzYpPKZkycb_57VdSIi5fK6En53YvWIgCLcBGAs/s640/mbishkrim-konica.al_-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-ktPUBqGsdJs/XIa2vC2-9FI/AAAAAAAAjyQ/WUzYpPKZkycb_57VdSIi5fK6En53YvWIgCLcBGAs/s72-c/mbishkrim-konica.al_-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/zbulohet-marreveshja-e-pare-diplomatike.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/zbulohet-marreveshja-e-pare-diplomatike.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy