Zbulohet se çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut në Lezhë

Të shumtë janë vizitorët dhe turistët që ndërsa kanë vizituar vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë nuk e kanë ditur se poshtë këmbëve të tyre fshihet edhe një tjetër thesar i çmuar.

Madje as ciceronët nuk e përmendin një fakt të tillë. Kapaku në mes të katedrales së Shën Nikollit nuk hapet prej vitesh duke mbajtur të fshehur edhe pjesë të historisë.

As lezhjanët nuk e dinë se çfarë ndodhet vetëm dy metër poshtë vendit ku janë vendosur imitimet e përkrenares dhe shpatës së Skenderbeut. Këtë e thotë edhe specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni.

Ai shpjegon se ekzistojnë dyshime se krahas strukturës që është e punuar me një nivel të lartë artistik, i fshehur mund të jetë edhe një sorkofag.

Hapja dhe ekspozimi i këtij zbulimi të madh do të ishte një tjetër tërheqje për vizitorët dhe turistët. Specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni ka edhe sugjerimet e tij sesi mund te realizohet ky qëllim.

Burime nga Bashkia e Lezhës kanë bërë të ditur se do të kërkohet bashkëpunimi me institutin e arkeologjisë që ky vend të hapet dhe të jetë i vizitueshëm, pasi janë të bindur se edhe numri i vizitorëve do të jetë shumë më i madh.

Për këtë veçori që fsheh vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë flet edhe ish Përgjegjësi i Kulturës Kombëtarë në Lezhë, historiani Paulin Zefi.

Sipas tij në vitet 1978-1981, gjatë proçesit të punimeve që u zhvilluan tek Katedralja e Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) nga ana e specialistëve të “Ateliesë së Monumenteve të Kulturës” në Tiranë, përveç zbulimit të themeleve të mureve perimetrale të këtij objekti, stratigrafia e pasur antike dhe mesjetare, heqja e suvatimit, zbulimi i rrugës antike Iliro – Romake dhe të tjera gjetje është zbuluar edhe një Kriptë (varr i nëndheshëm).

Gërmimet arkeologjike dhe ndërhyrjet e tjera strukturore nxorën në dritë muraturën origjinale që i përket fazave të para ndërtimore deri në shek.XV-të.

Gjatë gërmimeve në hapësirën e brendshme të Katedrales së Shën Nikollit pranë vendit ku ndodhej altari (i shkatërruar nga osmanët) u zbulua një varr i fshehte dhe një sarkofag prej guri gëlqeror i punuar sipas tipologjisë së sarkofagëve të periudhës së mesjetës.

Ky sarkofag ishte i mbuluar nga një material me trashësi rreth 1.8 m në raport me nivelin e dyshemesë së Kishës. Ai rezultoi të ishte bosh pra pa asnjë fragment kocke apo relike të tjera. Pozicionimi i sarkofagut nuk ishte sipas aksit të Kishës, lindje – perëndim, por pak i devijuar në aksin veriperëndim – juglindje.

Mendohet se gjatë gërmimit brutal (1478) ka pësuar edhe dëmtime të ndryshme. Specialistët vendosen që pikërisht mbi vendin ku u zbulua ky sarkofag, të vendosej pllaka prej mermeri, përkrenarja dhe shpata ceremoniale prej bronxi (sipas modelit origjinal).

Struktura që shohim sot përfaqëson varrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, por realisht ndodhet 2m mbi sarkofagun e zbrazët dhe kriptën e këtij objekti religjioz.

Rikonceptimi i këtij varri simbolik, rihapja e kriptës së Kishës dhe ekspozimi i sarkofagut duke nxjerrë në pah varrin e vërtetë që vazhdon të qëndrojë i fshehur poshtë një kapaku prej betoni, do ti jepte edhe më shumë vlera këtij vendi të shenjtë për Shqiptarët./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zbulohet se çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut në Lezhë
Zbulohet se çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut në Lezhë
https://4.bp.blogspot.com/-a7hYvV8xWPY/XIgLW-3QT3I/AAAAAAAAj4o/JaTJ8ytMy1AlwUj3BG_moMVRP6ZA-hCYgCLcBGAs/s640/lezhe-696x382-640x351.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-a7hYvV8xWPY/XIgLW-3QT3I/AAAAAAAAj4o/JaTJ8ytMy1AlwUj3BG_moMVRP6ZA-hCYgCLcBGAs/s72-c/lezhe-696x382-640x351.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/zbulohet-se-cfare-gjendet-poshte-varrit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/03/zbulohet-se-cfare-gjendet-poshte-varrit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy