Zgjedhjet në Tuz/ Mbyllen votimet, sondazhet nxjerrin fitues kandidatin shqiptar (DETAJE)

, Zgjedhjet në Tuz/ Mbyllen votimet, sondazhet nxjerrin fitues kandidatin shqiptar (DETAJE)

Zgjedhjet në Tuz tashmë arritën orarin zyrtar të mbylljes, ku raportohet se procesi i votimit në tërësi është zhvilluar i qetë dhe pa incidente, si dhe sondazhet paraprake nxjerrin kandidatin shqiptar Nik Gjeloshaj në përparësi.

Kandidati i koalicionit të partive shqiptare ‘Malësia na Bashkon’ për zgjedhjet në Tuz, Nik Gjeloshaj, i cili në listën e votimit mbart numrin 5, sipas sondazheve paraprake del me përqindjen më të madhe të votave.

Ndërkohë sipas raportimeve ka patur disa pretendime që partia PDS e Milo Gjukanoviçit, presidentit aktual të Malit të Zi, ka marrur vota nga komuniteti rom në Tuz, duke i blerë ato, por në tërësi mbarëvajtja e procesit të votimit ka qenë pa probleme.

Kryetari i partisë shqiptare, Forca e Re Demokratike, Ilir Capuni, ka thënë tha se nuk ka patur ndërhyrje nga paIa malazeze. Këto zgjedhje ishin zgjedhjet e para lokale pas shkëputjes nga komuna e Podgoricës.

Ndërkohë zëvendës anëtari i komisionit të zgjedhjeve në Tuz, Liridon Vulaj tregon një rast të konstatuar nga ana e tij. Vulaj shprehet se partia e Gjukanoviç ka blerë me 50 euro votën tek komuniteti rom dhe këtë e ka të vertetuar me një kamera të fshehtë të filmuar nga vetë ai.

Vulaj ka treguar se si ndodhi dhe si arriti të vertetoje blerjen e votes nga PDS-ja dhe kërcënimet që mori kur drejtuesit e kësaj partie e konstatuan atë në vendin e ngjarjes në afërsi të disa qëndrave te votimit. /ZgjohuShqiptar.info

, Zgjedhjet në Tuz/ Mbyllen votimet, sondazhet nxjerrin fitues kandidatin shqiptar (DETAJE)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button