Kantina e pijeve më e madhja shqiptare, u krijua nga një familje italiane

Kantina e pijeve më e madhja shqiptare, “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” u krijua nga një familje italiane në vitin 1933 në Skuth të Durrësit, shkruan Gazeta Metro.

“Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” është ndër të paktat kantina në Shqipëri që po merret me kultivimin e rrushit. Në zonën Arapaj të rrethit të Durrësit janë rreth 36 ha tokë ku gjenden të kultivuara varietete të ndryshme të rrushit si: Trebiano, Sangiovese, Cabernet Sauvignon etj, të mbajtura nën mbikqyrje të vazhdueshme edhe nga specialistë perëndimorë.

Gama e produkteve tona janë frut i një pune të gjatë dhe kërkuese të një ekipi profesionist dhe krijues.

Synimi është ruajtja e traditës dhe përmirësimi jo vetëm i teknologjisë së përpunimit të rrushit por edhe aplikimi i njohurive bashkohore në këtë fushë.

Back to top button