Padia kundër BILD/ Kush është avokati i Ramës, përfaqësues i familjeve mbretërore, e markave gjigande

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot se ka dorëzuar prokurën tek avokati gjerman Matthias Prinz, i cili do ta ndjekë procesin kundër gazetarit të gazetarës gjermane Bild, Petet Tiede.

Por kush është avokati që ka zgjedhur Rama që ta përfaqësojë në këtë process?

Matthias Prinz ka lindur në vitin 1956 dhe është një avokat i njohur për çështjet që lidhen me reputacionin dhe mbrojtjen e privatësisë, shpifjet, mediat etj.

Ai ka përfaqësuar korporata të famshme, duke përfshirë Audi, Volksëagen, T-Mobile si dhe individë si Familja Mbretërorë Suedeze, Princeshën Caroline të Hanoverit, Sulltanin e Bruneit, Princin Albert të Monakos, Helmut Njuton, David Beckham, Karl Lagerfeld etj.

Në vitin 2003, Prinz nisi përfaqësimin e Familjes Mbretërore Suedeze mbi shkeljen e të drejtës së privacisë dhe shpifje në mediat gjermane, pasi disa fotove intime dhe artikujve te pavertete qe qarkulluan per disa jave radhazi. Në këtë çështje, Prinz arriti të detyronte 23 revista e gazeta gjermane që të tërhiqnin, përgënjeshtronin apo publikonin falje për artikujt e tyre.

LEXO DHE :  Ndajeni mendjen, diktaturë apo qeveri e rënë?!

Në vijim, ai paditi gazetat për dëm imazhi dhe arriti të fitonte një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh për Princeshën Madaleine të Suedisë, nga Gjykata e Hamburgut. Deri më sot, ky është dëmshpërblimi më i madh i caktuar nga një gjykatë gjermane, për shpifje apo shkelje të së drejtës së privacisë.

Në karrierën e tij, Prinz krenohet me disa qindra përgënjeshtrime, dëmshpërblime apo kërkesa falje publike që mediat janë detyruar të publikojnë per llogari te klienteve te tij, në vijim të artikujve të tyre të pavërtetë.

Prinz është edukuar në Shkollën Juridike të Harvardit në vitin 1983 dhe më pas në Universitetin e Hamburgut. Ai ka themeluar firmën prestigjioze Prinz Neidhardt Engelschall, dhe është autor i disa teksteve universitare në fushën juridike./ I.M-Dritare.net

Back to top button