“Sa trisht ndjehesh tek sheh se si u katandis ëndrra për demokraci”

Duke marr shkas nga gjendja politike në vend, Përparim Kabo me anë të një statusi në rrjetin social shpreh trishtim.

Kabo shkruan se këtë ngërç nuk mund t’a zgjidhin kurrë ata që e krijuan.

Postimi i plotë

Sa trisht ndjehesh tek sheh e provon mbi shpinë se si u katandis ëndrra për demokraci në atdheun tonë. Pluralizmi politik nuk mbërriti dot tek bashkëjetesa politike por është në gjendjen e një konflikti të hapur përjashtues deri në daljen nga institucionet dhe rikthimin tek meritokracia politike…

Zgjedhjet në të gjitha nivelet nuk janë zgjidhje, por kalimi pushtetit nga një grup te tjetri, jashtë të gjitha përgjegjësive për zhvillimin real të vendit.

Tek shohim gëzimin me tullumbace në njërën anë dhe shpërthimet me Molotov në anën tjetër, kuptojmë se njerëzit nuk e kanë në dorë veten e tyre, as sovranitetin dhe përfundimisht kanë shkëmbyer lirinë e tyre me sendet, pushtetin që buron nga vota e tyre me premtimet, zhvillimin e përgjithshëm dhe të qëndrueshëm me ndonjë përfitimtë pjesshëm dhe mundësish tju zgjasi sa mandatet në pushtet të forcës politike tek e cila është lidhur fati nga ana e tyre…

Interesi publik, pronat publike, fondet publike as që përmenden gjëkundi…Në njërën anë festohet dhe në anën tjetër nëmet e shfryhet…Shqipërisë nuk i duhen zgjedhje, vendit i duhen zgjidhje, por zgjidhjet nuk mund të vijnë nga ata që krijuan gjendjen…!Jemi në zgrip!

Back to top button