CNN: Vizitoni Prishtinën, do të mahniteni!

Prestigjozja britanike “CNN” ka publikuar një artikull ku flitet për qytete europiane shumë të bukura, por që vizitohen shumë pak nga turistët.

Artikulli fillon me një përshkrim të qyteteve të njohura turistike si Venecia, Parisi dhe Amsterdami. Dhe deri këtu korrelacioni mes të bukurës dhe numrit të lartë të vizitorëve, është i duhuri.

Por synimi i artilullit nuk është një Londra, Parisi, Milano etj. Kjo do të ishte një  Deja vu e lodhshme për lexuesit.

CNN ka zgjedhur plot 20 qytete, të cilat sipas statistikave janë më pak të vizituara nga turistët, por që gjithsesi janë shumë të bukura.

Ndër këto 20 qytete është edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

Në artikull shkruhet se kryeqyteti i Kosovës nuk është destinacioni kryesor i turistëve, por kjo nuk është arsye që Prishtina  të mos frekuentohet nga turistët dhe aspektet turistike të saj të ngelin nën hije.

Historia e ka lënë pas, por ajo ka ndihmuar vetveten. Sot Prishtina është transformuar plotësisht.

Mes rreshtave të shkrimit na sugjerohet “Muzeu Etnografik Emin Gjiku” dhe “Muzeun Nacional i Kosovës” si destinacione që flasim mjaft rreth historisë dhe kulturës së Kosovës.

Biblioteka unike e Universitetit të Prishtinës do të mahnisë dashamirët e arkitekturës, ndërsa ata që po kërkojnë të freskohen mund të drejtohen te pishina e madhe në Parkun e Gërmisë në veri të qytetit”.
Qytete tjera të Gadishullit Ilirik në këtë listë janë edhe Sarajeva, Plovdivi, Kluj-Napoca dhe Debreceni.

Listën e kompletojnë: Norviçi, Aberdini, Minsku, Jerevani, Tbilisi, Malmo, Haga, Antverpi, Arhusi, Orange, Berni, Vroclava, Trondheimi, Torino dhe Ankaraja.

Back to top button