FOTOT: Funari, perla e virgjër e natyrës, gjendet 30 min larg Elbasanit
Njësia Administrative Funar, dikur komunë, sot pjesë e Bashkisë Elbasan, shtrihet në një reliev kodrinoro-malor, me forma të bukura e të larmishme piktoreske.
Një vend tërheqës për turizëm, i cili çdo ditë e më shumë po vizitohet nga turistët.
Funari, veç bukurisë mahnitëse, që i dhurojnë liqenet dhe pyjet, një rëndësi të veçantë i është dhënë zhvillimit të bujqësisë dhe blektorisë.
Funari, me afërsisht 2300 banorë, është terren kodrinor me klimë jo fort të ashpër.