Veseli në Vuthaj: Do t’i çajmë ato male me një tunel, Plava e Gucia do të lidhen me Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli është duke qëndruar në Vuthaj.

Ai sot ka marrë pjesë në manifestimin tradicional që mbahet çdo vit në bjeshkët e fshatit Vuthaj.

Me këtë rast Veseli ka thënë se Kosova i është mirënjohëse Plavës e Gucisë për kontributin që kanë thënë në çdo fushe, duke theksuar se shteti ynë u ka borxh atyre ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, duke ndërtuar një tunel.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot mora pjesë në manifestimin tradicional që zhvillohet çdo vit nën hijen e rëndë të bjeshkëve të fshatit Vuthaj. Kosova është veçanërisht mirënjohëse për kontributin e bijëve e bijave të Plavës dhe Gucisë në art, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, ekonomi, politikë e të gjitha fushat e tjera shoqërore.

Bashkombasve të shumtë të këtij tubimi, iu thashë se Kosova ka shumë borxhe ndaj kësaj treve, dhe një ndër borxhet më të mëdha që ka është ndërtimi i rrugës Deçan Plavë. Prandaj iu premtova se atë borxh kemi për ta larë shumë shpejt duke përshpejtuar punimet, në mënyrë që ato male që na ndajnë të çahen sa më parë me një tunel, që do të na lidh si asnjëherë më parë. Po ashtu i sigurova se sa më shumë të konsolidohet Kosova, aq më shumë do të mund të vij në ndihmë të vëllezërve dhe motrave nga Plava e Gucia.

Back to top button