VIDEO/ Seanca në Parlamentin e Malit të Zi hapet në gjuhën shqipe, ‘shqetësohen’ serbët

Nënkryetari i Kuvendit, Genzi Nimanbegu, hapi seancën e rregullt të organit më të lartë legjislativ të Malit të Zi, duke iu drejtuar anëtarëve ekskluzivisht në gjuhën shqipe, dhe u uroi atyre një “mirdita”, deputetët serbë reagojn ashpër, shkruan FMimages.net

Deputeti serb i Frontit Demokratik Milun Zogovic protestoi ashpër:

“Nënkryetari i Kuvendit, duke pasur parasysh që ky Parlament është i vendosur në Mal të Zi, jo në Shqipëri apo Kosovë, as në Prishtinë dhe as në Tiranë, mendoj se ju duhet të hapni seancat zyrtare të këtij Parlamenti në serbisht ose në gjuhën zyrtare. Nuk më intereson të thuash ‘mirdita’ ose siç është thënë tashmë, por do të ishte e drejtë të thuash ‘dobar dan’ tha Zogovic.

Nënkryetari Nimanbegu iu përgjigj kësaj duke thënë se kolegu Zogovic qartë nuk e ka lexuar sa duhet Rregulloren e Procedurës.

Back to top button